Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime

Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime

Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje.

Kreu i AAK-së ka akuzuar Kurtin për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime.

“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë ka qenë e vështirë gjithmonë ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo çdoherë zyrtarët shtetëror udhëheqësit e shtetit kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”.

Ai e quan veprimin e Kurti si një mbështetës për korrupsionin dhe krimin, duke theksuar se kjo sjellje është një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin.

“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin por është me hajnin me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mos shkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin për krimin e hajnin, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj sugjeron se Kurti mund të jetë i përfshirë në skema të korrupsionit, duke e quajtur atë “shefi i hajnave” që ka mundësuar vjedhjen dhe po i mbron ata që janë të akuzuar për këtë veprim.

“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë dhe të akuzuarve, sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve pra ai po mbron krimin e jo ligjin. Ai po mbron korrupsionin e hajnin e kur të fton Prokuroria për një rast të hajnisë të dëmtim të buxhetit dhe vjedhjes së parasë së qytetarëve, më së paku është të respektosh këtë ftesë dhe me dhënë shpjegime çfarëdo qofshin ato”.

“Mos shkuarja mund të jetë për arsye se ky është i involvuar në hajni, pra është pjesë e hajnisë, Kurti është shefi i hajnave që i ka në Qeveri sepse ai ka krijuar mundësi për me vjedh dhe po i mbron, pra po shihet që ky frikësohet për hajnin që e ka bërë me kolegët e tij”, përfundoi kryetari i AAK-së.

Thirrjen e Kurtit nga Prokuroria e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, i cili i pari i vendit ka deklaruar se është në gatishmëri që të mirëpresë prokurorët në zyrën e tij./ Ekonomia Online

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik