PRISHTINË, 21 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot kryetarin e Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, në një takim ku biseduan për zhvillimet aktuale në vend, rolin dhe konsolidimin e mëtejmë të faktorit shqiptar kudo në botë, në të mirë të interesave të vendit dhe të kombit tonë dhe në të mirë të proceseve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
"Lidhja dhe koordinimi i vazhdueshëm i bashkëkombasve tonë me atdheun është një prej objektivave të Lidhjes Shqiptare në Botë që do të përkrahen nga të gjithë ne", ka thënë kryetari i AAK-së, Haradinaj./I.V//a.ke/











