PRISHTINË- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj, po zhvillojnë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Sipas KosovaPress,nuk dihet ende nëse aty po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe vjen pas paralajmërimeve të Presidentes Jahjaga se do të caktojë një kohë për kryetarët e partive politike se deri kur mund të gjejnë ndonjë zgjidhje, në të kundërtën do të ketë edhe zgjedhje./ATSh/