Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu kundërvu deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veselit se shefi i sigurimit për Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë bashkëpunëtori i tyre për të futur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Haradinaj theksoi se opozita nuk është duke kërkuar mbështetjen e policisë, por të popullit.

“Ne kërkojmë mbështetje nga populli dhe policia nuk na ka ndihmuar, ato që thotë Kadri Veseli nuk janë të vërteta" - tha gjatë konferencës Haradinaj.

Një ditë më parë gjatë mbajtjes së seancës plenare në Kuvendit e Kosovës, pavarësisht masave të sigurisë, deputetët e opozitës së bashkuar mundën që të hidhnin gaz lotsjellës duke detyruar mbajtjen e seancës në sallë alternative pa deputetët e pakicë.

Redaksia Online
(Gre.Ma/shqiptarja.com)