Haradinaj pas takimit me Metën:
Kushti ynë, lirimi i të burgosurve
Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë takimit Meta ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend. Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai.
Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë takimit Meta ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend. Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai. Sa i përket thirrjes se kryeministrit Mustafa për një takim me liderët e opozitës, Haradinaj ka theksuar se opozita nuk shkon në takim te kryeministri.
“Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë”, ka deklaruar Haradinaj.
Lideri i AAKsë, ka paralajmëruar se këto do ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten Atifete Jahjaga.
Z. Haradinaj sot keni pasur një takim në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën. Cili ishte qëllimi i takimit?
Haradinaj: Biseda ishte krejtësisht e fokusuar te gjetja e një mundësie për t’iu kthyer normaliteti institucioneve institucionale.
Pra, z. Meta ishte i interesuar për ta gjetur një zgjidhje, e cila do ta kthente normalitetin e jetës institucionale. Ai ka thënë se do t’i dëgjojë të gjithë për ta parë mundësinë e gjetjes së një zgjidhje.
Takimet me z. Meta kanë qenë të ndara?
Haradinaj: Unë e kam pasur takimin vetëm me z. Meta. Ne kemi një traditë të komunikimit me të edhe më herët.
Çfarë përgjigje i dhatë ju z. Meta për situatën politike? Haradinaj: Unë gjatë bashkëbisedimit me z. Meta prezantova qëndrimin tim se dalja nga gjendja e tashmë është anulimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe lirimi i atyre, që janë të burgosur politikë.
A pati kërkesë z. Meta që të gjithë liderët të ulën në një tavolinë të përbashkët? Haradinaj: Z. Meta tha se në këtë etapë do të dëshironte t’i dëgjonte të gjithë.
Ju si e shihni këtë iniciativë të z. Meta? Haradinaj: Çdo interesim për temat që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë është i mirëseardhur. Pra kjo iniciativë e tij është e mirëseardhur. Meqenëse kemi një traditë të komunikimit me të gjithë, që vijnë nga Tirana zyrtare, ne jemi të interesuar që të bisedojmë.
Opozita mbetet në qëndrimin e njëjtë? Haradinaj: Po. Ne e kemi pas rastin për të zhvilluar edhe takime të ndara si liderë opozitarë me presidenten e vendit. Mund të ndodhë që do të takohemi këto ditë sërish me presidenten Jahjaga. Kuptohet, qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë.
Z. Haradinaj, kryeministri Mustafa i ka ftuar në takim liderët opozitare, i cili ishte planifikuar të mbahet nesër. A ka ndryshuar qëndrim opozita rreth kësaj ftese? Haradinaj: Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë. Është i njëjti kryeministër, i cili ia ka shkaktuar këto trauma vendit që disa muaj. Tash së fundi, pas gjithë kësaj, ai kërkon një takim të thatë, pa përmbajtje dhe nuk ka kuptim kjo sjellje e tij./epoka
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.7%
-
Jo
89.7%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16683
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35