Haradinaj pro bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë: Projekt i shekujve

Haradinaj pro bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë: Projekt i shekujve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  për një bashkim të mundshëm të Ksoovës me Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, Haradinaj deklaroi se çështja e bashkimit kombëtar është një projekt shekullor  dhe se Kosova dhe Shqipëria duhet t'i heqin pengsat burokrate.

Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm përmes veprime konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.

Do ishte mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.

Kutjojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci  gjatë një vizite në baskinë e Hasit në Shqipëri të shtunën, deklaroi se tha se shqiptarët në një të ardhme të afërt do të jetojnë në një shtet të përbashkët.

“Bashkëluftëtarë që po i shoh edhe nga kjo trevë e Shqipërisë, bashkëluftëtarë që jetojnë edhe sot në shtetin e Kosovës, bashkërisht do të jetojmë në liri, e bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë – Shqipëri”, theksoi presidenti kosovar të shtunën e 25 majit.

Afro një vit më parë gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin kosovar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama  hodhi idenë e një presidenti të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa në mbledhjen e dy qeverive në Pej, Kryeministri Rama foli për bashkimin e shqiptarëv në vitin 2025 në bashkimin Europian.

Këtë ide të fundit e ka përkrahur edhe Presidenti Meta ku në një intevistë për një program televiziv u shpreh se kjo ishte një ide e tij prej 3 dekadash. 

"Kjo është një bindje e imja që kur jam angazhuar në politikë. Pra u bënë gati tri dekada." u shpreh presidenti Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!