Hashim Thaçi 'kërcënon' hapur BE-në: Hiqni vizat, ose do të bashkohemi me Shqipërinë

Hashim Thaçi 'kërcënon' hapur BE-në: Hiqni vizat, ose do të bashkohemi me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur sërish sot në 20 vjetorin e operacionit “Shigjeta" se ëndrra historike e shqiptarëve për bashkim kombëtar s’ka qenë kurrë më afër se sot të realizohet. Thaçi tha se lufta e UÇK-së ishte luftë për bashkim kombëtar.

Vetë kjo prezencë e spektrit politik e institucional të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Lugina e Preshevës, mali i zi, diaspora, Maqedoni, dëshmon se lufta e UÇK ka qenë luftë për liri, për shtet të Kosovës. Luftë për bashkim kombëtar. Ëndrra historike e shqiptarëve kurrë s’ka qenë më afër të realizohet se sot. pra bashkimi kombëtar”. Ai shtoi se operacioni “Shigjeta” theu kufirin Kosovë – Shqipëri dhe hoqi pengesat mes dy vendeve, mundësoi furnizimin e UÇK-së dhe strehimin e qytetarëve të Kosovës gjatë luftës.

Por duket se qëllimi i vërtetë i deklaratave të Presidentit të Kosovës nuk është bashkimi kombëtar, por përdorimi i kësaj teze nacionaliste si 'kërcënim' për BE-në për shkak të mosliberalizimit të vizave, pasi theksoi se Brukseli po vazhdon me politika poshtëruese dhe për këtë shkak 'ne po shikojmë për opsione të tjera'.

E kemi obligim të jemi gardian të mbrojtjes së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe do të jemi pa dyshim. Një gjë po vërtetohet. Atje shqiptarët po largohen nga trevat e veta, po dëbohen, po ndiqen e po burgosen. Pas 10 e 20 viteve do të kemi dilema a jetojnë shqiptarët atje a jo. Do të bashkohemi, por s’do të lejojmë të cenohet asnjë centimetër e territorit të Kosovës.

BE sa më shumë që po vonohet në politikat poshtëruese, s’po bëhen vizat, atëherë ne duhet të shikojmë për opsione që na bashkojnë të gjithë shqiptarët. Dikush thotë se është vonë, na kanë thënë kështu edhe për UÇK’në, po s’është vonë. Duhet vullnet i dy qeverive që ta arrijmë këtë të drejtë ” përfundoi Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 29/05/2019 20:09

    Kur Thaqi ishte kryeminister nuk kishte mendim te tij, lexonte vetem ato qe i shkruanin te tjeret (shiko:https://www.youtube.com/watch?v=L9X-vv5sW8A), tani kur ai nuk duhet te mirrej me politike ditore, vepron te kunderten! Na tregon cdo gje qe ka enderruar naten e kaluar!!! Une nuk dua te spekuloj per planet e tij, por sjellja e tij tregon, sipas mendit tim, karakterin e tij te ulet. Shendet.

    Përgjigju
  • Vali: 28/05/2019 21:26

    Ekisha pak rrespekt per ty por sqenke gje as ti po sflitet me ate gjuhe me europianet ore budall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare