/ATSH/- "Kundër kapjes së shtetit" ishte slogani i njërit prej iniciatorëve të protestës së djeshme, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
"Isa dhe Hashimi e kanë kap shtetin", tha dje Haradinaj për kryeministrin Mustafa. Por, sot ishte krejt ndryshe. Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa ndanë pak kohë për kafe. Ata u kapën nga kameramani i KosovaPress-it, duke u takuar në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë dhe si duket Isa Mustaha kishte ftuar Haradinajn.
Por vendi si duket nuk i pëlqeu Haradinajt, pasi tha që aty i shihnin të gjithë. "Pse nuk u fshehët dik. Këtu na shohin të gjithë", ishte komenti i Haradinajt kur pa kamerat dhe gazetarët. Ndërsa punëtorët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve, duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe. Ata, me ndihmën edhe të rojeve të sigurimit të kryeministrit arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët. Në tavolinë është parë i ulur edhe Ismet Beqiri./KosovaPress/
/Shqiptarja.com