Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim, Kosova nuk është e ftuar për takimin e rradhës të Mini-Shengenit

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim, Kosova nuk është e ftuar për takimin e rradhës të Mini-Shengenit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vonimin e krijimit të qeverisë së re në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se tani e gjithë barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, për ngecjen e institucioneve dhe zhvillimit të vendit.

“Është mirë që të kryhet misioni i vendit dhe tani barra bie mbi fituesin, nuk e kam për të shfajësuar palën tjetër, por kjo bie mbi palën për krijimin e institucioneve. Vonesa nga fituesi menjëherë është minus për ata sepse kanë premtuar që do ta ndërprenë zhvatjen. E kam thënë se kam dyshim në aftësitë menaxheriale të Albin Kurtit dhe do të ketë zhgënjim nga kjo qeveri dhe këtë nuk e them në bazë të interesave personale. Duke i njohur edhe rrethanat e këtij koalicioni nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e qytetarëve. Qeveria që vjen do të jetë e shumë e dobët fatkeqësisht sepse  parametrat që janë vendosur për të ecur përpara janë keq”.

Sa i përket votimit të presidentit në Kuvend Haradinaj tha se për këtë vendos partia kur të vijë koha.

Haradinaj tha ghithashtu se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Vetëvendosja apo LDK-ja.

"Nuk refuzojmë diskutimin me askënd në Kosovë. Kur kam krijuar qeverinë kam biseduar edhe me Listën Serbe që tani edhe Albini duket se e ka kuptuar këtë gjë”.

Haradinaj tha se Kosova nuk është e ftuar për takimin e rradhës të Mini-Shengenit.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit