Haradinaj: S'e kemi vendosur a do 
lëmë Jahjagën të flasë në Kuvend 

Haradinaj: S'e kemi vendosur a do <br />lëmë Jahjagën të flasë në Kuvend 
Opozita duket se nuk do të lejojë zhvillimin e seancës së rradhës në Kuvendin e Kosovës. SipasRamush Haradinaj kjo seancë e cila është parashikuar të mbahet të hënën do të kundërshtohet me mënyra të ndryshme. Ai theksoi gjithashtu se nëse mardveshjet nuk janë firmosur ende edhe presidentja nuk do të lejohet të  mbajë fjalën e saj në Kuvend

“Jemi në diskutim e sipër si opozitë për mënyrën e kundërshtimit. Kundërshtimi vazhdon i mbajtjes së seancave , pa u anuluar marrëveshjet. Jemi po ashtu në aktivitet edhe në terren me tubimet. Pra do të jetë një formë e kombinuar e kundërshtimit edhe për këtë seancë të radhës”, tha Haradinaj.

“Sa i përket fjalimit të presidencën, ende nuk kemi vendosur. Por nuk ka kuptim mbajtja e një fjalimi në rast se marrëveshjet nuk janë anuluar”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se kundërshtimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi do të vazhdojë me tubime nëpër qytetet kryesore të Kosovës.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!