Haradinaj: Shtyrja e seancës
konstituive, gjë e panevojshme

Haradinaj: Shtyrja e seancës<br />konstituive, gjë e panevojshme
KOSOVE- Kryetari i AAK dhe njëherazi kandidati i bllokut LAN për kryeministër, Ramush Haradinaj ka deklaruar, pak pas takimit me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar 6 plus, se Blloku dhe Vetëvendosje janë të një mendjeje  që senaca Konstituive e Kuvendit të mos shtyhet.

Blloku (LDK, AAK dhe Nisma) dhe VV e kanë konsideruar si të panevojshëm shtyrjen e seancës së nesërme konstituive. Sipas këtij koalicioni nuk ka asnjë arsye konkrete që kjo të ndodhë dhe nëse ka ndonjë paqartësi, kjo e fundit mund të zgjidhet në seancë nga vetë grupet parlamentare.

“Ne jemi të informuar për këtë kumtesë, personi i koalicionit AAK-së, LDK-së, VV-së dhe Nismas është që seanca të mbahet nesër të mos shtyhet dhe kërkesa jonë ndaj listës Srpska është që të vinë në seancë pavarësisht kësaj kërkese edhe pse partneriteti jonë me ta nuk ka ndryshuar, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që të shkohet nesër në seancë. Ne mendojmë që është e panevojshme për shtyrje të seancës në këtë kohë 24 orë para fillimit të seancës, çdo paqartësi që ka mund të zgjidhet edhe në seancë ne insistojmë që seanca të mbahet ashtu siç është paraparë dhe secili anëtar të japë kontributin e vet në seancë”- deklaroi pak më parë Haradinaj.
 
Me këtë deklaratë Haradinaj ka konfirmuar dhe mungesën e ndonjë krisjeje të mundshme të aleancës mes Bllokut dhe Listës serbe. Duke marrë parasysh dhe kërkesën e kësaj të fundit për shtyrjen e seancës konstituive të ditës së nesërme, Haradinaj duket i sigurtë separtneriteti i tyre me listën nuk ka ndryshuar.
 
Ndërsa, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar 6 plus,MahirYagcilar ka njoftuar se ka biseduar me PDK-në dhe Bllokun dhe ka informuar këtë të fundit se do të përkrahin kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Por gjithashtu kanë lënë të hapur dhe mundësinë e përkrahjes edhe të kandidatëve tjerë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje