Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se zgjidhja më e mirë aktualisht, për situatën në veri të vendit, do të ishte pranimi në kohë i kërkesës së SHBA-ve, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e automjeteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se në situatën aktuale, duhet të gjendet një zgjidhje, pasi mund të ketë përshkallëzim.
“Të dashur qytetarë, zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer. Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.
Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Brenda Zyrës Ovale pas largimit të Joe Biden, ja çfarë ndryshoi presidenti Donald Trump (FOTO)
22 Janar, 09:45
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Thoma Gëllçi: Kanali i Panamasë në një perspektivë historike dhe politike
22 Janar, 09:10
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Veton Surroi: Rubio, sekretar i parë i rendit të ri
22 Janar, 08:31
-
SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India
22 Janar, 07:49
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të Gjykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
SHBA, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit të Presidentit Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes
22 Janar, 07:11
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Presidenti Trump rikthen dënimin me vdekje në nivel federal
21 Janar, 19:04
-
Kryeministri i Groenlandës replikon me Donald Trump: Ne nuk duam të jemi amerikanë
21 Janar, 19:02