Haradinaj: Thaçi ta mendojë
seriozisht, asnjë s'do qeverisje me të

Haradinaj: Thaçi ta mendojë<br />seriozisht, asnjë s'do qeverisje me të
I nominuari i partive opozitare për kryeministër, Ramush Haradinaj shpreh bindjen se nuk do të ketë qeveri Thaçi III. Në një intervistë për mediat kosovare, Haradinaj ka vënë në dukje se lideri i PDK-së që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 8 qershorit, e ka të pamundur të fitojë kryesinë e qeverisë.

Alternativa e mbetur e Thaçit, sipas Haradinajt, janë vetëm zgjedhje të tjera çka do të ishte një humbje e madhe për Kosovën. Ai tha se për herë të parë ndodhi një gjë e pazakontë ku të gjitha partitë opozitare u bënë bashkë për të mos mbështetur një tjetër regjim të ish-kryeministrit.

Sipas Haradinaj, Thaçi duhet të marrë seriozisht mesazhin që asnjë parti nuk pranon të hyjë në bashkëqeverisje me të.

Lideri i AAK-së tha se ende nuk është takuar Hashim Thaçin pasi ka shumë punë për të bërë. Duke folur pë mënyrën e qeverisjes së vendit, Haradinaj tha se ka idetë e tij, por do të bashkëpunojë me LDK-në, NISMA-n, dhe me Vetëvendosjen nëse kjo e fundit pranon të jetë pjesë e qeverisë.

Sa i takon ministrive, Haradinaj pranoi se ende nuk është folur për një ndarje të tillë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim