KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka uruar Krishtlindjet dhe ka kërkuar për të disatën herë të realizohet njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Ai nuk ka lënë pa uruar edhe shtetasit e huaj të cilët shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkëkombësit e tyre.

Haradinaj në fund ka uruar posaçërisht Papa Françeskun dhe kërkoj nga Selia e Shenjtë të njohi Kosovën.