Haradinaj: Vendimet e Qeverisë 
në largim janë antikushtetuese

Haradinaj: Vendimet e Qeverisë <br />në largim janë antikushtetuese
Prishtinë- LDK, AAK dhe Nisma, blloku opozitar nw Kosovw, deklarojnë në një takim të përbashkët se vendimet e qeverisë ne largim janë të paligjshme, vazhdim i korrupsionit të Thaçit dhe në kundërshtim me kushtetutën.

Blloku trepalësh, LDK, AAK dhe Nisma, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku sipas mediave është diskutuar rreth vakumit qeverisës aktual dhe për hartimin e një programi të përbashët pasi të kenë marrë në dorë ekzekutivin.

Isa Mustafa, lideri i LDK-së dhe Kryetari i Parlamentit aktualisht i pezulluar, ka deklaruar se gjatë takimit kanë diskutuar për vendimet që po merr qeveria në largim, duke i konsideruar si të jashtligshme.
 
Ndërsa Ramush Haradinal, kreu i AAK, u shpreh se Hashim Thaçi nuk mund të marri vendime ekzekutive dhe se vendimet e kësaj qeverie në largim janë të paligjshme, vazhdim i korrupsionit dhe në kundërshtim me kushtetutën.

Lideri i Nismës, në fjalën e tij, komentoi pretendimet e ekspertëve ligjor se blloku (LDK-AAK-Nisma) ka bërë autogol kur ka i ka dërguar komentet në kushtetuese, duke konstatuar se një gjë të tillë e kanë pasur obligim të gjithë deputetët, pjesmarrës në seancën e 17 korrikut.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje