Haradinaj: Vendimi i Gjykatës
Kushtetuese nga zyrat e PDK-së

Haradinaj: Vendimi i Gjykatës<br />Kushtetuese nga zyrat e PDK-së
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës dukur sikur është shkruar në zyrat e PDK-së.

"Jemi të habitur me këtë vendim, të them të drejtën mu duk se është shkruar në zyrat e PDK-së por megjithatë edhe në një vendim të tillë kështu të paktën e kupton edhe nga reagimi i gjyqtarit që ka mendim të ndarë e habinë e tij dhe ndarjen nga ky proces, flet shumë vet mënyrë qysh ju ka qas një gjyqtarë këtij procesi. Megjithatë, koalicion LDK-AAK-Nisma e pastaj partnerët tjerë politikë këtë vendim e lexojmë kështu: E drejta që i është atribuuar PDK-së përfundon me epilogun e kandidimit, pra në momentin që të gjitha këto të drejta që ja ka dhënë PDK-së Gjykata Kushtetuese, përmbyllen me epilogun e kandidimit. Pra me rastin e kandidaturës e që ne e dimë që është dështim përmbyllet kjo e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë blloku LDK-AAK-Nisma thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtën PDK-së për të kandiduar të parët, kryetarin e Kuvendit.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje