Haradinaj-Kurtit: Mos hiq taksën ndaj Serbisë! Liberalizimi i vizave mund të ndodh në dhjetor

Haradinaj-Kurtit: Mos hiq taksën ndaj Serbisë! Liberalizimi i vizave mund të ndodh në dhjetor

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të pafalshme në rast se qeveria e re do të hiqte taksën ndaj mallrave Serbe. Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj tha se heqja e taksën kurrsesi nuk duhet të ndodh për disa arsye, ku ndër më kryesoret ka listuar mosreflektim nga ana e Serbisë si dhe rritjen ekonomike që kanë pasur prodhuesit vendorë.

"Largimi i taksës është gabim kur Serbia po vazhdon t’i përkeqësojë raportet ndaj Kosovës. largimi i taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë do të ishte në dëm të prodhuesve vendorë, që gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim", u shpreh ai, teksa shtoi se taksa dhe reciprociteti mund të qëndrojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Dy çështje të tjera të rëndësishme për të cilin është pyetur Haradinaj është Shengeni Ballkanik, të cilin e ka cilësuar si të rrezikshëm pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave. Ai tha se dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

"Njerëzit mund të jenë skeptik për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave Këtë premtim se vizat mund të hiqen në dhjetor nuk e bëjmë për vota, pasi që zgjedhjet janë kryer. Mini-Shengeni, ide është e rrezikshme për Kosovën. Një ide e tillë mund të jetë e mirë për lëvizjen e qytetarëve e të mallrave, por që sipas tij pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, ajo do të ishte e dëmshme për vendin", tha Haradinaj.

Duke u ndalur tek krijimi i qeverisë së re mes dy partive që kanë grumbulluar më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, Haradinaj tha se e sheh të vështire që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e dytë të arrijnë një marrëveshje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh