Opozita bojkot, Xhafaj vijon punën te ‘Antikorrupsioni’: Institucionet e pavarura të caktojnë ekspertët

Opozita bojkot, Xhafaj vijon punën te ‘Antikorrupsioni’: Institucionet e pavarura të caktojnë ekspertët

Komisioni 'Antikorrupsion' pa opozitën

TIRANË- Ndonëse opozita e ka bojkotuar, kryetari i Komisionit të Posaçëm ‘Antikorrupsion’ po vijon punën. Pas konstituimit, Xhafaj ka mbledhur Sekretariatit Teknik të këtij komisioni pranë Kuvendit.

Nën drejtimin e tij janë ndarë disa detyra që lidhen me punën organizative të komisionit dhe zbatimin e vendimeve që u morën në mbledhjen e parë të tij.

Sekretariati është duke përgatitur shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi (Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave), për të përcaktuar ekspertët dhe përfaqësuesit që do të punojnë me 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

E po kështu do të ketë kërkesa zyrtare nga komisioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike publike e private, si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 19/06/2024 08:20

    ky mund ta ktheje ps ne rrugen e duhur

    Përgjigju
  • Loran shehu: 18/06/2024 14:36

    Ky esht meverte Zotni Burr

    Përgjigju
    • Tunxhi: 18/06/2024 15:26

      Po e vertete, Nona

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ U kapën duke luajtuar lojra fati nw telefon, arrestohen 3 persona

Krujë/ U kapën duke luajtuar lojra fati nw telefon, arrestohen 3 persona