Haradinaj-Stublla: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi 

Haradinaj-Stublla: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi 

Meliza Haradinaj-Stublla

Pas takimit që ka zhvilluar me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ministrja e jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria si dy shtete demokratike, kanë bashkëpunim të ngushtë në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Si të gjitha komunitetet tjera të respektuara në Kosovë dhe në Serbi, edhe komuniteti shqiptar duhet të gëzojë të drejta në Serbi dhe në Mal të Zi dhe të mos diskriminohet skajshëm siç vazhdon të jetë gjendja sot”, tha Haradinaj-Stublla.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar të marrin përgjegjësi për mirëqenien e shqiptarëve në rajon.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për përmirësimin e gjendjes së tyre, por ky është një proces i gjatë. Në arenën ndërkombëtare, ne kemi qenë zë i tyre”, tha Cakaj.

Të dy ministrat folën edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ripërsëritur qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke.

Në këtë takim u nënshkruan edhe tri marrëveshje, që janë vazhdimësi e nismave nga mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro