Harito: 110 mijë punonjës në 
shtet, rritje rroge 10% në 2017

Harito: 110 mijë punonjës në <br />shtet, rritje rroge 10% në 2017
Duke filluar nga 1 marsi 110 mijë të punësuar në shtet do të përfitojnë rritje rroge me 10%. Megjithatë drejtoria e administratës publike po detajon shpërndarjen e rritjes në pagë për secilin sektor dhe individ.
 
Ministrja e Administratës Publike, Milena Harito, konfirmon për Report Tv se pavarësisht vjetërsisë së punës, askush nuk do të përjashtohet nga rritja.

"Rritja do të jetë mesatarisht rreth 10% për të gjithë punonjësit. Janë gati 110 mijë punonjës të cilët përfitojnë. Punonjës të administratës publike janë rreth 80 mijë dhe pjesa tjetër janë mësues, infermire e të gjithë ata që janë në sistemin shëndetësor. Është përcaktuar për monentin buxheti global i rritjes dhe rritja mesatare. Nuk përjashtohet askush nga rritja e pagave, pavarësisht nga vjetërsia në punë", u shpreh Harito.  
 
Rritjen më të madhe në administratë do ta kenë ata që paguhen më pak, pra me pagë minimale, e cila do të rritet me 36.3% ose me 8 000 lekë/muaj.

Përfitues krahas administratës publike do të jenë dhe 8000 punonjës të tjerë mësimorë që janë në varësi të bashkive, 18 500 mjekë dhe infermierë dhe rreth 10 000 punonjës policie.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja