TIRANE - Me debate të ashpra është karakterizuar seanca dëgjimore me ministren e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito në Komisionin e Integrimit. Deputetet demokrate, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe kryetarja e komisionit Majlinda Bregu kërkuan përgjigje nga ministrja për numrin e personave që janë larguar nga adminsitrata, edhe pse pyetet e tyre përgjithësisht u ndërtuan në formë përgjigjeje me fakte të pretenduara prej tyre se bëhet fjalë për mbi 7 mijë të shkarkuar.
Por Harito ka deklaruar se shifrat zyrtare vijnë nga gjykata e administrative dhe jo nga Website i PD.
"E vetmja shifër zyrtare që kemi sot për të gjithë adminsitratën publike është ajo që vjen nga Gjykata Admisnitrative, rreth 1200 ankimime, sot rreth 2/3 i ka fituar shteti, pra nuk ka absolutisht asnjë shkelje. Nëqoftëse e ekstrapolojmë atë shifër i bie që këtu flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë në Gjykatën Adminsitrative dhe sigurisht vendimet e Gjykatave do të respektohen", -u shpreh ministrja Harito.
Ndërsa sa i përket konkurseve, ministrja u shpreh:
"Vlerësohet secila dosje në përputhje me vendin e punës dhe me kriteret për të fituar statusin e nëpunësit civil. kjo procedurë do të vijojë deri në qershor, pra deri në atë periudhë nuk është e mundr të bëhet absolutisht asnjë lëvizje e re në adminsitratë"
Debati është zhvendosur mes kryetares së Komisionit të Integritmi e Taulant Ballës, pasi Majlinda Bregu ndërpreu ministren Harito.
Bregu: Sa prej tyre janë zonja, sepse zonja Flutura Ndini e diagnostifikuar me tumor është larguar nga puna…
Balla: Mua më vjen shumë keq që nuk e mësove një herë të vetme si funksionojnë komisionet parlamentare..
Bregu: Po edhe po spati për ty ka për mua dhe për 7 mijë qytetarë të adminsitratës që kanë punuar për këtë vend dhe sot janë flakur në rrugë nga të cilët një pjesë e madhe janë zonja dhe nuk janë kinge që sorrollaten në panairet tuaja.
Balla: Ne kemi problem sistemin tonë arsimor që nuk bëjmë lëndë e rëndësishme Logjikë që e ka gjithë Europa, hajde ta fusim logjikën lëndë arsimore
Bregu: Të sugjeroj që të bësh një propozim për shkarkimin tim nga detyra.
PJESE NGA DEBATET NE KOMISIONIN E INTEGRIMIT
Harito: Procedura do të vijojë deiri ne qershor, deri në këtë momement nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në administrate. Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave. Negociatat një proces shumë teknik, shumë kompleks, duhet trajnuar administrata
Bregu: Trajnimi i gjithanshëm i administratës, më vjen mirë që po bëhet nga 2 projekte që kanë nisur para dy vitesh, para 2 vitesh nisi trajnimi i trajnuesve për administratën publike. Shqetësuese, sa nga ata ekspertë të trajnuar janë në punë. Janë mbi 100 të trajnuar, një pjesë e madhe e tyre është larguar nga puna. Numri i të larguarve nga administrata publike janë rreth 7200. Do të doja sa janë ganë gra, sa janë me kontrata të përkohshme, sa janë në listë-pritje.
Jorida Tabaku: Nuk është kuptuar shtyrja e ligjit. Te ky akt është vetëm 1/3 nuk është ezauruar i gjithë akti nënligjor. Ose shtyrja e ligjit nuk ishte e nevojshem, ose ky akt nuk është i plotë
Mesila Doda: Edhe për mua është shqetësim shkelja e ligjit për informimin e publikut, duhet dhënë përgjigje kërkesës së një qytetari, jo më të një deputeti. Janë larguar shumë gra nga puna
Mesila Doda: Duhet të merret parasysh edhe ana njerëzore
Arta Dade: A janë rikthyer në punë njerëz të larguar nga puna nga PD dhe që kanë fituar gjyqet.
Albana Vokshi: Do të donim numrin e të larguarve nga puna dhe me çfarë njerëzish janë zëvendësuar.
Sa prej të larguave janë zonja, janë kryefamiljare, sa i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politkë.
A keni shifra, qeveria juaj ka dalë me një strategji për ish të përndjekuri politikë dhe për PAK
Arta Dade: Si kanë qenë raportrtet për gjininë më përpara
Balla – Bregut: Më vjen keq që nuk mësove se si drejtohet një mbledhje komisioni. Si anëtar bie dakord me një procedurë, por askush nuk ka të drejtë që të konkluzione kur bën pyetje
Bregu:Të sygjoroj të bësh një propozim për shkarkimin tim
Harito: Kam ardhur të raportoj në komision, jo te PD. Do të flas për shifta dhe të dhënat që kam unë
Bregu- Haritos: Mbledhjen e drejtoj unë, ju jeni këtu për të dhënë përgjigje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com