Harito: Çdo ligj i ri të konsultohet 
e publikohet në regjistrin elektronik

Harito: Çdo ligj i ri të konsultohet <br />e publikohet në regjistrin elektronik
TIRANE - Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e sotme  miratoi në parim tre projektligje. Në mbledhjen e sotme anëtarët e komisionit miratuan projektvendimin për procedurën dhe zgjedhjen e një anëtari të Bordit të AMF-së.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, sqaroi se do të bëhet njoftimi publik dhe komisioni do të zhvillojë seancë dëgjimore me kandidaturat.Më pas, anëtarët miratuan në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin dhe statusin e organizatës Evropiane të së Drejtës Publike”.

Komisioni miratoi në parim dhe projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik’, projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar si dhe projektligjin “Për të drejtën e informimit”. Ministrja për Inovacionin dhe Aministratën Publike ,Milena Harito u shpreh se projektligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” është një ligj më i avancuar edhe se në vetë vendet e Bashkimit Europian.

“Ajo që mendoj se ka rëndësi është se është një ligj që futet për herë të parë në këtë formë. Kemi një ligj kuadër i cili detyron të gjithë institucionet që çdo ligj të ri ta konsultojnë në mënyrë të detyrueshme dhe ta publikojnë në një regjistër elektronik ku gjithkush ka akses. Vendos për herë të parë funksionin e koordinatorit”, tha Harito. /ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën