TIRANE - Deputetja e PS-së Milena Harito ka reaguar me ironi ndaj cilësimit të saj nga Kryeministri si "kryefshesare e administratës" përdorur sot ndaj saj. Harito shkruan në profilin e saj në Fb: "Kam një dilemë. Fjala e saktë shqip është fshesare apo fshesaxhie?" pa përmendur se pse i ka ardhur në mend kjo pyetje.

Pas kësaj pyetje, me dhjetra komente i kanë ardhur Haritos në Fb. Berisha njëkohësisht ka përmendur faktin se ajo është kushurira e Ramës, me mbiemër Koleka nga nëna, por vetë Harito e ka sqaruar këtë detaj në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" duke thënë se janë kushurinj të largët, të gjashtë me Edi Ramën. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)