TIRANE - Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, tha se ligjin i ri i nëpunësit civil do të mundësojë hyrjen në fuqi të sistemit të karrierës ndërsa shtoi se do shmangen abuzimet në administratën publike nga ana e drejtuesve të institucioneve. Zonja Harito tha se ky ligj është i nevojshëm për të ngritur nivelin e administratës për t’ju përgjigjur aspiratave që ka vendi ynë në rrugën e integrimit drejt BE.
Duke folur në tryezën “Perspektiva Evropiane e Shqipërisë” ministrja Harito, sqaroi se me ligjin e ri tashmë janë personat të shpallur fitues që zgjedhin institucionin ku do punojnë dhe jo anasjelltas siç e kishte ligji i vjetër.
“Ligji i ri i nënpunësit civil sjell një ndryshim esencial. Punësimet bëhen vetëm në rang specialist dhe futet gradualisht sistemi i karrierës. Kështu krijohet stabilitet në administratë dhe paskësohet abuzimi. Ndryshime ka edhe në rekrutimin e personave pasi ne nga shtatori kemi rritur numrin e kandidatëve. Tani konkurset janë në grup, në të cilat merret pjesë pasi institucionet e administratës bëjnë kërkesën për një numër të caktuar punonjësish sipas planifikimit të administratës. Pas konkurimit shpallen fituesit dhe sipas rankimit të fituesve ata zgjedhin institucionin ku duan të punojnë. Kështu nëse me ligjin e vjetër ishte drejtuesi i institucionit që përzgjidhte se cilin nga fituesit e konkurseve do të punësonte, tashmë me ligjin e ri është vetë personi që zgjedh institucionin ku do shkojë sipas rankimit të tij. Kjo e pakëson shumë mundësinë e abuzimit nga ana e institucioneve. Ky ndryshim në administratë është garant për të na afruar drejt evropës. Pra në aspiratat tona për aderimin në BE duhet që të ngremë nivelin e administratës publike.” tha Harito në fjalën e saj.
Ministraj Harito foli edhe për shkollën e administrates publike ‘ASPA’, duke theksuar se qeveria ka shtuar buxhetin e kësaj shkolle çka do të bëjë të mundur edhe trajnime për të gjithë punonjësit e administratës.
Pjesë e tryezës “Perspektiva Evropiane e Shqipërisë” kanë qenë edhe Ambasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidas Karakas, njëkohësisht edhe vendi që mban presidencën e BE-së si dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani.
Në fjalën e tij ambasadori Rokansa tha se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar se është e rëndësishme që administrata publike të jetë e përgatitur në hapjen e negociatave me BE-në.
“Është e rëndësishme që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të bëhen pjesë e BE dhe Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ju keni disa detyra shtëpie dhe sipas këndëvështrimit tonë shqipëria po I bën sic duhet detyrat e shtëpisë, madje ne kemi sygjeruar që ti jepet statusi që vitin e kaluar. Ka shpresa që të merrni statusin që në qershor por ju nuk duhet të rrini e të prisni, por Këshilli i Evropës po pret nga ju iniciativat që po ndërmerrni. Kështu që ky është kuptimi i vërtetë, pasi administrate duhet të jetë e përgatitur. Duhet të konsolidoni atë se çfarë po bëni” u shpreh ambasadori Rokanas.
Redaksia Online
(e.cshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com