Sistemet dixhitale jo vetëm u ofrojnë qytetarëve shërbimin bankar në çdo pikë të teritorit, por janë edhe një mjet mjaft efikas në luftën kundër korrupsionit.

Në konferencën e parë ndërkombëtare me temë: “Bankingu Dixhital në Shqipëri”, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për t’i shtrirë shërbimet dixhitale në çdo hallkë të funksionimit të shtetit.

Aktiviteti mblodhi së bashku pjesëmarrës nga institucionet shtetërore, sektori bankar në vend dhe ndërkombëtar, si dhe kompani të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime inovative në fushën e teknologjisë së informacionit.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)