TIRANE - E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në A1 Report, kandidatja për deputete Milena Harito tha se kandidimi i saj nuk ka lidhje me faktin se është kushurira e Edi Ramës.
“Me Ramën jam kushurirë e gjashtë ose e shtatë e të tillë ai ka plot. Me të na bashkon vetëm mbiemri i nënës së tij, Koleka”, u shpreh Harito. Babaramo gjykoi se ndoshta kjo është arsyeja që ajo po mbron taksën progresive, por Harito tha:"Po mbroj taksën e ndershme."
TABLETE ADROID PER CDO FEMIJE
Që në krye, Harito u prezantua si profesioniste në teknologjinë e informacionit, doktore e shkencave në këtë fushë, që ka studiuar në Francë.
E pyetur veçanërisht për atë pjesë të programit të PS-së që ajo mbulon, Harito shpjegoi: "Programin e teknologjisë së informacionit e kam hartuar në bashkëpunim, duke marrë mendim, nga grupet e interesit. Eshtë gjë e mirë që shqiptarët sot i përkushtohen Facebook-ut",- u shpreh ajo,- "por duhet të dinë se bota elektronike është shumë e madhe, në radhë të parë është ekonomi. P.sh., në zonën time elektorale kam shumë të rinj që blejnë në "eBay" dhe i shesin ato mallra në treg. Gjithashtu, ka të tjerë që i bëjnë reklamë në internet, mallrave të ndryshme dhe fitojnë mirë.
Por, kryesorja, si do ta fusë PS-ja,internetin, në arsim? Ka projekte të rëndësishme të Bankës Botërore për vende edhe më pak të zhvilluara se ne, që këto tableta android ia japin fëmijëve që nuk dinë të lexojnë. Dhe ne kemi llogaritur t'i pajisim të gjithë nxënësit me tableta. Për një vit shkollor, buxheti për blerjen e tyre është më pak se 1% e buxhetit të arsimit, sepse këto tableta prodhohen me kosto të ulta. Maqedonia, India,Kina psh. e kanë bërë me kompjutera dore. Tableta sjell risi teknologjike të jashtëzakonshme, sepse është personale dhe nuk prishet lehtë, siç ndodh me kompjuterat e përbashkët.
Fëmijët do t’i kenë jo vetëm lojërat, por edhe librat në mënyrë elektronike, do kenë interes të mësojnë gjuhët e huaja, matematikën, fizikën dhe kështu futet teknologjia në çdo familje se çdo familje e ka të paktën një fëmijë në shkollë e kështu prej tij mëson edhe prindi. Edhe nëse mësuesja nuk do të dijë ta përdorë më mirë, do jenë nxënësit më aktivë se ajo, sepse ata thithin çdo risi me shpejtësi.
Eshtë provuar se tek fëmijë analfabetë është rritur shumë interesi për të mësuar pas përdorimit të këtyre pajisjeve; shumë shpejt kanë përvetësuar deri në 60 aplikacione.Ne dhamë disa tableta për nxënësit në Selitë, rreth 30 të tjera - në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Kemi vendosur ta zbatojmë këtë në fillim tek nxënësit e shkollave të mesme, që të shohim rezultatet e shpejta që në 3-4 vjetët e ardhshme. Do kishim dëshirë ta fusnim që tek të vegjlit, por nuk e dimë si do jetë gjendja financiare që do gjejmë.
Përveç nxënësve, këtë e synojmë tek administrata publike. Teknologjia është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, që dihet që është shumë i vështirë të kontrollohet. Duket se disa shërbime janë online, por a mund ta kontrollojmë dot se kur hiqet ajo priza kur shtetit nuk i intereson?! Pastaj, a ke mundësi të kontrollosh sot se sa e ke pensionin, pagën, notat e fëmijës etj? Teknologjia e informacionit është shumë e mirë të aplikohet në shëndetësi. Korrupsioni do pakësohet, nuk luftohet në mënyrë absolute, por lë gjurmë në çdo veprim që do bëhet, në çdo shtrim, kurim etj.
SI DO APLIKOHET TAKSA PROGRESIVE
Kandidatja e PS-së shpjegoi gjithashtu gjatë intervistës edhe mënyrën se si do të aplikohet taksa progresive. Në rastin e një sipërmarrësi, tha ajo ndër të tjera, do të preket vetëm dividenti, jo fitimi që ai e rikapitalizon. Lidhur me atë që Berisha thotë se heqja e tvsh-së do shkaktojë dyndjen e prodhimeve të huaja në treg, Harito tha se tvsh-ja do hiqet njësoj si për prodhimet e vendit, ashtu edhe për të huaja.
Pyetjes se si do t’i shlyejë PS-ja nëse vjen në pushtet, faturat e prapambetura të kësaj qeverie, ato që kanë mbetur pa iu dhënë firmave që kanë ndërtuar rrugët e deri tek festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, Harito iu përgjigj “Brenda këtij borxhi do të rishikohen ato para që janë dhënë në mënyrë korruptive. Pra, borxhi do të studiohet si fillim.”
Redaksia online
(ar.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

çdo fëmije, tabletën android">