TIRANË - Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike ka qenë e ftuar në studion e televizionit "A1 Report" për t'iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit, Andi Kapxhiu.
Si mund të përdoret teknologjia për të luftuar korrupsionin, do të jetë një nga temat e diskutimit në studio. Masat konkrete që do ndërmerren për të zhvilluar sektorin e teknologjisë.
"A1 Report" - Cili është vizioni i qeverisë për teknologjinë e informacionit?
Harito - Teknologjia është mënyra si do zhvillohet ekonomia në 10 vitet e ardhshme. Nuk është specifike për Shqipërinë. Ka filluar në gjithë botën. Jemi të detyruar të ndjekim këtë trend botëror; futjen e teknologjisë në të gjitha fushat e jetës, sepse ul kostot, rrit efikasitetin, bën ekonominë më konkurruese dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë më konkurruese në rajon", ka thënë Harito, e cila ka shtuar se "kemi nisur nga puna me programin dhe tani konkretisht. Një çështje e rëndësishme është të kemi sa më shumë shërbime online. Duhen zhvilluar të aksesueshme nga kompjuterët dhe celularët. Popullata për fat të mirë është shumë e pajisur me celularë, e aty mund të futen shërbime që lehtësojnë jetën; pensionet, aktet jurisike, çështjet sociale".
Në ç'nivel është Shqipëria në përdorimin e teknologjisë?
Jemi në pikë fillestare ende në përdorimin e teknologjisë së informacionit; jemi vendi i fundit në rajon dhe kemi shumë rrugë për të bërë. Janë shqetësuese kapacitetet e ulëta vendase; si numri i ulët i studentëve, që është rritur pak vitet e fundit, cilësia e studentëve, si curriculat, laboratorët etj. Disa projekte të mëdha janë bërë nga sipërmarrje të huaja. Kemi ide për të zhvilluar biznesin vendas.
Cilat janë idetë?
Një element është ndërtimi i një fondi “kapital risk”, që e kanë përdorur shumë vende. Një fond me fonde private dhe shtetërore ose veç e veç, që financojnë bizneset e vogla, start up, 2-3 studentë me pak kompjutera që duan të futen në treg me shërbim të ri. Kjo kërkon shoqërim gjatë gjithë periudhës, për t’u bërë kompetitiv në treg.
E ka përdorur shumë Izraeli dhe po kërkojmë ndihmën e tyre. Do kërkojë kohë, por jemi të vendosur ta bëjmë se kjo është mënyra për ta zhvilluar këtë treg.
A do përdoret teknologjia, sa do ndikojë në një transprancë dhe luftimin e korrupsionit?
Është mjet i fuqishëm për të luftuar korrupsionin. Çdo gjë që përdorim në mjetet elektronike lë gjurmë. Në radhë të parë krijon ndjesinë e kontrollit, të vetëpërmbajtjes dhe duke pasur mundësi të kontrollosh gjen korrupsionin. Një shembull është përdorimi i kartës së identitetit. Duhet të pajisen makinat e policisë me një aparat, që nëpërmjet verifikimit të kartës lidhet me njësinë qendrore, nëse personi është i skeduar apo jo. Kjo i jep mundësi policisë të evitojë korrupsionet e vogla. Teknologjia është një mjet për të luftuar korrupsionin. Por është luftë e madhe. Ne do fusim shërbime të reja që ndihmojnë. Është edhe çështje organizimi nga qeveria.
Po bashkëpunimi me ministritë e tjera veçanërisht me sistemin e drejtësisë si do jetë?
Me teknologji mund të bëhet verifikimi i sallës së gjyqit, dosjet online. Projektet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Çdo ministri do ndërtojë projektet e saj dhe Ministria e Drejtësisë është një prej tyre.
Si do përdoret kjo teknologji e informacionit për arsimin?
Një nga zotimet e programit, do fillojmë të pajisim nxënësit me tableta elektronike me module mësimore, një mësim në distancë ky, në mënyrë që shumë shpejt të mësohen që gjithë vepritmarinë ta bëjnë me mjete dixhitale. Do donim të bënim për të gjithë nxënësit e shkollave, por është kosto. Por shpresojmë ta bëjmë për 3 vite gjimnaz brenda mandatit të parë.
A do mësohen njerëzit të aplikojnë?
Ka rezistencë ndaj futjes së teknologjisë së re. Jo vetëm në Shqipëri. Duhet vullnet politik, ndjekja e projekteve deri në fund. Tableta është diçka shumë intuitive. Edhe pse s’dinë të shkruajnë dhe lexojnë tabletat janë kapërcimi i rezistencës. Me vullnet do t'ia arrijmë.
Si ministri pa portofol si po funksionon administrata e saj?
Ministria pa portofol ka stafin e tij politik prej disa këshilltarësh. Për përcaktimin e fushave dhe institucioneve të varësisë jemi duke e korrdinuar që mos ketë boshllëk, të jetë efikase. Duhet pak kohë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

mund të luftojë korrupsionin">