TIRANE - Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo' në A1 Report, e pyetur për moszhvillimin e zgjedhjeve brenda PS prej thuajse një viti, tha se një person që merr 1 milionë vota nga shqiptarët, nuk e diskuton fitoren brenda partisë. Sipas ministres, përgjigjen më të mirë për këtë e kanë dhënë shqiptarët në 23 qershor.
“Nuk besoj se një person që merr 1 milionë vota vë në diskutim kryesinë e partisë së tij.” tha ministrja Harito
Në fjalën e saj Ministrja Harito u ndal edhe tek puna e institucionit që drejton,ku tha se synimi i qeverisë është që brenda mandatit, të gjitha shërbimet t’i ofrohen qytetarëve online.
Ministrja shtoi më tej se javën e ardhshme do të hapet edhe java e inovacionit ku do të prezantohen shumë shërbime dhe aktivitete në ndihmë të qytetarëve. Në këtë kuadër ministrja vuri në dukje vështirësinë e aplikimit të shërbimeve në të gjithë Shqipërinë, por shtoi se ky është një proces që do të vijë gradualisht.
“Ne synojmë që të gjitha shërbimet të ofrohen në një vend brenda mandatit. Në shumë pak kohë kemi shtuar të dhënat mbi të dhënat e gjendjes civile, mbi pronësitë, dhe disa shërbime të tjera që ju lejojnë qytetarëve të verifikojnë të dhënat e tyre. Ne do të bëjmë nga java që vjen do të hapim Janvën e Inovacionit me shumë aktivitete mbi ato se çfarë është bërë deri më tani për të lidhur të gjithë aktorët e inovacionit.” u shpreh ministrja
Ndër të tjera ministrja u ndal edhe tek punonjësit e administratës, ku tha se po bëhet një trajnmi me të punonjësit me qëllim përafrimin e tyre me standartet ndërkombëtare. Sipas saj ky është një proces i rëndësishëm në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian
“Është folur për statusin kandidat, dhe shpresojmë ta marrim në qershor. Por çdo të ndodhë pastaj? Pasi të merret statusi kandidat, hapen negociatat për të gjitha fushat e vendit. Ky është një proces teknik që nuk e realizon më politika por nëpunësi civil, kjo sepse kjo administratë do të bëjë negociatat. Këtë administratë ne kemi prej një muaj e gjysëm që i kemi futur në trajnim të gjithë punonjësit e adiminstratës publike. Kjo sepse ata duhet të jenë në nivelin që na kërkohet.” tha Harito
Më poshtë intervista e plotë e Ministres së Inovacionit, Milena Harito në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" të gazetarit Ilir Babaramo:
Është folur shumë për procesin e dixhitalizimit dhe të aplikacioneve që ju keni thënë se do të dalin. Ka shumë mendime se kjo nuk është e arritur.
Një nga synimet kryesore të kësaj qeverie është që në procesi dixhitalizimit të jetë i konsoliduar dhe kjo bën që të shkojmë drejt një progami më të mirë qeverisës. Dhe në këtë drejtim kemi shtuar shumë shërbime online. Në këtë kuadër është shërbimi ‘E-Albania’ për dhënien e informaciove.
Edhe tenderat online ishin..
Keni të drejtë por po flisja për shërbimet për qytetarët. Në shumë pak kohë kemi shtuar të dhënat mbi të dhënat e gjendjes civile, mbi pronësitë, dhe disa shërbime të tjera që ju lejojnë qytetarëve të verifikojnë të dhënat e tyre. Ne do të bëjmë nga java që vjen do të hapim Janvën e Inovacionit me shumë aktivitete mbi ato se çfarë është bërë deri më tani për të lidhur të gjithë aktorët e inovacionit.
Më lejo të këmbëngul se keni gjetur në bazë të mirë nga qeveria e mëparshme. Ju çfarë i keni ofruar?
Teknologjia është një mjet për të ofruar më shumë transparencë, dhe në këtë drejtim javës tjetër do të prezantojmë portalin mbi të dhënat. Sot e dimë që kemi një prpblem me pronësinë, i cili vjen nga ligje të keqaplikuara.
Për këtë çëshjte ka pasur një projekt për hartimin e gjithë hapësirës gjeografike, në çfarë pike është?
Disa gjëra janë bërë me fondet e donatorëve por asnjëherë nuk është krijuar një referencë teknike e të gjithë territorit. Hartat që ekzisotjnë në Shqipëri janë të ndryshme dhe për të marrë një hartë duhej të paguahej rryshfet. Ne kemi vendosur që të gjitha të dhënat të jenë me një hartë. Kjo do të jetë referenca kryesore. Referenca vjen nga BE, rëndësi ka që të jetë një hartë, dhe mbi të operojnë të gjithë. Mbi të do të jenë të dhënat e shkollave, të rrjetave, pra çdo insititucion do të mund t’i konsultojë.
Konlfikitet si do të zgjidhen?
Teknologjia nuk mund të zgjidhë gjithçka, në rastin fatlum të dyja palët verifikojnë nëse ka mbivendosje. Kur ka nuk e zgjidh teknologjia.
I takon Ministrisë së Drejtësisë të bëjë draftin..
Ka një sërë procedurash për këtë. Një tjetër projekt madhor është ‘OneStopShop’. Kjo ekziston, por ne e kemi bërë këtë projekt për policinë e shtetit, sepse jepen disa shërbime. Në këtë rast në po punojmë me qeverinë suedezë. Ka dy mënyra. E para krijimi i sporteleve, ku gjurmohet çdo shërbim, dhe deri më sot kjo nuk ekzistonte. Të gjitha sportelet e komisariateve do të hapen në këtë mënyrë, pra t’i ofrohen qytetarëve shërbimet online nëpërmjet këtyre sporteleve ashtu edhe gjurmimi i tyre. Këtë do e prezantojë ministri i brendshëm, dhe ky është një model që do ta zgjerojmë në të gjitha shërbimet dhe bizneset.
Cilat shërbime synoni të jepen online?
Ne synojmë që të gjitha shërbimet të ofrohen në një vend brenda mandatit.
Pra nuk do të ketë godinë për të marrë shërbimin e të dhënave civile?
Do të ketë godina të tilla sepse njerëzit kanë nevojë që të dinë ku të shkojnë të marrin shërbimet. Nëse duna të marrin një shërbim janë të lutur të shkojnë ta marrin, nëse duan disa mund ta marrin online. Të gjitha shërbimet do t’u ofrohen tek onestopshop dhe kërkesa e llogarisë do të jetë plotësimi i kohës së shërbimeve të qytetarit, pra çdo njeri që kërkon të shesë një produkt kërkon ta bëjë sa më tërheqës dhe këtë synon të bëjë edhe qeveria me krijimin e këtyre shërbimeve online
Projekt tjetër?
Paralelisht me këtë shkon edhe shërbimi online. Shumë vende nuk e kanë sepse këto shërbime janë ofruar gradualisht online. Ky proces është bërë në këto vende sepse ishin një popullsi e përgatitur.
Kjo ka të bëjë edhe me përdorimin e internetit në vend. Keni të dhëna se sa është përdorimi i internetit në Shqipëri?
Janë shifra kontradiktore, sepse kryesisht është përmes celularëve dhe shkon diku te 10%. Megjithatë është një proces kompleks. Për fat të keq në shtëpitë tona sidomos në zonat rurale nuk e kemi aq të lartë . Megjithatë unë jam optimiste se njerëzit gradualisht do të mësohen me këto shërbime online.
Çfarë shërbime të tjera online do kenë mundësi qytetarët?
Shërbime të lidhura me pronësinë, pagesa e faturave, dhe unë jam shumë e lumtur që në janvën e inovacionit do të prezantojmë edhe pagimin e faturës së CEZ online.
Këtë unë e kam parë në Hungari 12 vitë më parë, por sa i përket mentalitetit janë shqiptarët gati t’ia besojnë paranë shërbimit online?
Kjo ecën paralelisht me shtrirjen e broadbandit, e internetit gradualisht në të gjithë vendin. E njëjta situatë ishte me shërbimin e sms, ku Shqipëria ishte shumë e vonuar. Pra ky është një proces që nuk mund të bëhet kaq shpejt.
Tjetër veç CEZ?
Nëpërmjet celularit do të keni mundësi të paguani edhe gjobat online. Ka edhe një sërë shërbimesh të tjera por që do të kërkojnë bashkëpunimin e operatorëve celularë dhe bankave.
Cili është raporti i ofrimit të shërbimeve krahasuar me vendet e tjerta?
Jemi të fundit në rajon dhe kemi shumë hapa për të bërë, por unë jam shumë optimiste.
Kush hyn i fundit ka mundësi të përdorë edhe teknologjinë e fundit. Në çfarë faze jemi?
Fillimisht shoqëria duhet të mësohet me përdorimin e teknologjisë. Po marr një shembull, është llogaritur që përafërsisht ka rreth 1 milionë shqipfolës në Facebook. Ne kemi hapur një konkurs ku të rinjtë të vijnë dhe të bëjnë një aplikacion në Facebook ku të thithin të dhënat, në mënyrë që njerëzit t’i shohin. Pra të dhënat qeveritare të bëhen transparente ku njerëzit t’i përdorin. Projekt tjetër është ai i pajisjes së nxënësve të shkollës së mesme me tableta.
Ende nuk është rezlizuar...
Në 8 muaj nuk mund të realizohet. Është një projekt me shumë faza. Çështja është që nxënësit t’i përdorin për m,ësim, dhe kjo kërkon që kurrikulat të përshtaten. Dhe kur flas për kurrikula kam parasysh lëndët mësimore dhe ky është një projekt i tërë madhor që ne jemi duke ndërtuar.
Ju thatë që keni projekte, por administrata shqiptare a e ka teknologjinë e nevojshme për t’i ofruar publikut këto shërbime?
Është folur shumë këto muaj për çështjen e shërbimit civil. Kur kemi ardhur ne nuk kishte të dhëna punonjësve të administratës nuk e kishte, dhe më keq, për këtë donatorët e huaj kanë investuar prej 9 vjetësh, dhe kjo nuk është aplikuar. Kjo sepse teknologjia sjell transparencë. Ne në 6 muaj këtë bazë të dhënash e kemi futur në të gjitha ministritë. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë pune është bërë me futjen e kësaj baze të dhënash. Në këtë pikëpamje them se duhet shumë punë. Tjetër gjë është se kemi krijuar për punonjësit e administratës publike, testime për anglishten edhe përdorimin e kompjuterit. Është folur për statusin kandidat, dhe shpresojmë ta marrim në qershor. Por çdo të ndodhë pastaj? Pasi të merret statusi kandidat, hapen negociatat për të gjitha fushat e vendit. Ky është një proces teknik që nuk e realizon më politika por nëpunësi civil, kjo sepse kjo administratë do të bëjë negociatat. Këtë administratë ne kemi prej një muaj e gjysëm që i kemi futur në trajnim të gjithë punonjësit e adiminstratës publike. Kjo sepse ata duhet të jenë në nivelin që na kërkohet.
Do ketë një ligj të ri të nëpunësit civil?
Ligji në formën aktuale ka disa bllokime, dhe çështje që i lënë në heshtje. Kjo çështje është shumë konfliktuale, prandaj ne i kemi dhënë kohë vetes.
Çfarë do ndodhë me ata që kanë fituar?
Kemi një situatë shumë komplekse. Ka me qindra njerëz që kanë fituar shumë vendime gjyqësore që nga 2005. Juristët janë duke punuar për këtë por nuk ka një zgjedhje të thjeshtë.
Vendimi për të pezulluar rekrutimet deri në korrik është vendim i qeverisë apo ndërkombëtarëve?
I asnjërit në fakt sepse duhet respektuar ligji. Vetëvetiu bllokohen rekrutimet në punë me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të ligjit të nëpunësit civil. Megjithatë ne nuk rekrutojmë më nëpunës për një vend pune të caktuar. Tashmë krijohet një listë me vendet e punës vakante edhe personat të cilin dalin më mirë në testime zgjedhin vendin e punës në administratë se ku do të duan të punojnë
Thatë që do ketë një proces verifikimi i konkurseve të kaluara. Në çfarë faze jeni?
Ka filluar ky proces. Shpesh herë konstatojmë se ka persona që nuk kanë arsimimin e nevojshëm por që do të shihen në mënyrë specifike.
Dua t’ju pyes tashmë si anëtare e partisë socialiste, si një ish-deputete dhe jo si ministre, pse nuk mblidhet më Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit të ri?
Përgjigjen konkrete e dha kryeministri i cili tha se shqiptarët zgjodhën në qershor kryeministrin e partisë më të madhe në vend.
Por ka kaluar thuajse një vit që zgjedhjet për kryetarin e ri të PS duhet të ishin mbajtur..
Nuk besoj se një person që merr 1 milionë vota vë në diskutim kryesinë e partisë së tij.
Si i gjykoni deklarat e zotit Blushi për punë e PS?
Ai ka të drejtën e tij për të gjykuar punën e Partisë Socialiste, ne nuk jemi PD nuk largojmë njeri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com