TIRANË- Ministrja e Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike i quajti një hap i domosdoshëm zhvillimin e shërbimeve online në kuadër të zhvillimit tërësor të ekonomisë.
Në një konferencë të “Ict Education” në hotel “Tirana”, ministrja Harito foli për qeverisje të hapur ose për publikim online të të dhënave për çështje të ndryshme.
“Unë mendoj që ky lloj publikimi të bëhet, ndryshe nuk ka mundësi të krijohet besimi dhe të dallohet se çfarë shkon mirë dhe çfarë shkon keq”, tha ministrja.
Hario tha gjithashtu se investimet në zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit duhet të bëhen me koordinim mes donatorëve dhe qeverisë.
“Një tjetër hop është çështja e investimit të duhur në momentin e duhur.
Donatorët kanë hedhur fonde të mjaftueshme për zhvillimin e teknologjisë, por kjo është bërë pa koordinim.
Ne jemi duke punuar që investimet të bëhen në kohën dhe vendin e duhur që të jenë sa më efikase”, u shpreh Harito.
Një tjetër hap për të cilën qeveria është duke punuar, tha ministrja e Inovacionit, është pajisja e gjithë nxënësve të shkollave të mesme me një pajisje elektronike që do të mundësonte mësimdhënie online.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com