“Harku i triumfit të Qerimajve” zbret në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës

“Harku i Triumfit të Qerimajve” është koncerti festiv, që rikthen pas dy vitesh në skenën e Amfiteatrit tek Liqeni në Tiranë 9 artistë të familjes Qerimaj. Tre breza artistësh të kësaj familjeje bëhen bashkë për të sjellë para publikut koncertin festiv me rastin e 85 – vjetorit të lindjes së babait të dinastisë muzikore, Hetem Qerimaj. Kompozitori, i cili njëkohësisht është edhe djali i tij, Fatos Qerimaj flet për risitë, që do të prezantojnë kësaj here instrumentistët para publikut shqiptar.

 “85-vjetorit të babait i kushtuam një vëmendje shumë të rëndësishme, për ta bërë atë të lumtur në këtë mbrëmje, triumfale të karrierës. Prandaj edhe titulli Harku i Triumfit është një abstragim i karrierës së tij artistike”, thotë kompozitori Fatos Qerimaj.

Estetika brenda melodive edhe muzikaliteti i zërit janë pasuri të rëndësishme kulturore, që trashëgon kjo familje, që konsiderohet edhe si një institucion arti, që ka ditur më së miri të qëndrojë larg skemave teknologjike të kohës

 “Kemi një suit Tiranase, një nga Veriu edhe një nga Jugu. Koncerti do të përfshijë të gjitha trevat shqiptare”, shprehet kompozitori Qerimaj.

Të ftuar specialë në këtë koncert do të jenë instrumentistët francezë, të cilët kanë qenë pjesë e realizimit të kolonës zanore të filmit “Gladiator”.

 “Jam shumë i kënaqur që do të jem në këtë koncert në Tiranë. Do të luaj me du du, një instrument që ka qenë pjesë e shumë kolonave zanore. Ka qenë shumë e rëndësishme, që edhe në filmin gladiator është evidentuar më shumë ky instrument. Unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi”, shprehet instrumentisti francez Levon Minassiay.

Familja Qerimaj në skenën e Amfiteatrit nesër ora 20.00 do të interpretojnë repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja, tek muzika ballkanike edhe ajo evropiane. Nuk do të mungojnë edhe shumë surpriza të tjera, të cilat do të shpalosen gjatë koncertit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut