Harmonia mes dy vendeve, në Tiranë kostumet shekullore malazeze! Çullafiq: Në kohën e Krajl Nikollës kushtonin sa një shtëpi! Amaneti i të parëve për to

Është dita e tretë e Javës Kulturore Malazeze...Tradita shumëvjeçare e paradës “mazoretkinja” çeli siparin e aktiviteteve...

“Është një paradë ku gjejmë një ndërthurje të veshjeve, të traditës e të kërcimit në një grup vajzash të shoqëruar nga një bandë frymore të ardhur nga qyteti i Budvës. Është një paradë shumë vjeçare që shpaloset në disa qytete të Malit të Zi në këtë periudhë. Filloi tek qendra “Reja’ dhe përgjatë gjithë pedonales u shoqërua nga kurioziteti i njerëzve, i turistëve të shumtë”, thotë Marinko Çullafiq, përfaqësues i Pakicës Malazeze në Shqipëri.

Etnografia e Malit të Zi, nga e hëna deri në të premte ekspozohet në Kalanë e Tiranës.

“Për herë të parë vjen një ekspozitë e tillë me kostume shumë të rralla malazeze. Këto janë kostume që ruhen në muzeumet etnografike të Malit të Zi. Kryesisht në Muzeun Etnografik Kombëtar të Malit të Zi. Janë kostume të rralla. Shumica i përkasin fundit të shekullit IXX, fillimit të shekullit XX”, thotë më tej.

Kostumet përfaqësues, mbartin trashëgiminë vendase, por edhe elementë përbashkues.

“Është një shumëllojshmëri kostumesh. Kjo është tipike për të gjitha vendet e Ballkanit por kryesisht për Malin e Zi që është një vend i vogël në sipërfaqje gjeografike dhe në popullsi. Aty gjen një lamrmishmëri kostumesh popullore ku më të spikatura janë; kostumi kombëtar malazez, i burrit dhe gruas. Kemi kostumin e malësorit që i përkasin shqitarit të Malit të Zi. Një kostum me qeleshe që e gjejmë edhe në shumë krahina të Shqipërisë, kemi kostumet e boshnjakëve që jetojnë në Mal të Zi etj.”, tregon Çullafiq.

Ruajtja deri në ditët e sotme e  kostumit të malësorit shqiptar, është një tjetër shenjë e bashkëjetesës së shëndetshme...

“Është një bashkëjetesë harmonike midis malësorit shqiptar dhe atij malazez, në paqe dhe tolerancë. Në kostume ka dhe elementë të ndërthurur...”, shton më tej.

Kostumet kombëtar të traditës të Malit të Zi kanë vlera të rralla. Duke mbetur sot në një numër të kufizuar shteti u kushton vëmendje të veçantë.

“Kostumi kombëtar, është nga më të bukurit,  jo vetëm në Ballkan po edhe në Evropë. Kostumet Kombëtar të Malit të Zi në kohën e Krajl Nikollës, punohëshin me dorë, kishin elementë të ndërlikuar dhe kushtonin sa një pasuri. Dhe qëllimi i çdo malazezi ishte që të kishte një kostum të tillë në shtëpi. Dhe përveç kësaj ata kishin një traditë që linin amanet që kur të ikin nga kjo jetë të përcilleshin me kostume popullore...”, shprehet më tej.

Pakica shqiptare në Mal të Zi, gëzon sot të drejtën e përfaqësimit por edhe të lirisë për të jetuar e trashëguar nga kultura e origjina shqiptare.

Me shkëputjen nga Serbia pas një shekulli, e fitimin e Pavarësisë prej 2006-ës, Mali i Zi edhe përmes pakicave në rajon, po përpiqet të konsolidojë identitetin e tij.

“Kemi shumë për të bërë sidomos në Shkodër me minoritetin malazez. Atje dhe për arsye historike dhe mungesës të mbështetjes qoftë nga poliotika në Podgoricë apo nga rrethanat historike, ku kanë qenë dy minoritete  bashkë serbo-malazeze, ka qenë pak i fjetur dhe gati për tu asimiluar.  Tani po bëjmë një punë kolosale për në Shkodër për riorganizimin e minoritetit dhe riafrimin e intelektualëve me oroigjnë malazeze dhe unë si përfaqësues i tyre do bëj të pamundurën që ky komunitet të ketë mbështetjen e plotë”, shprehet Çullafiq.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë