Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se përmes regjistrimit të kodit IMEI për celularët, do të përgjohen qytetarët.  Ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se vendimi për regjistrimin e kodit IMEI nuk ka të bëjë aspak me privatësinë e qytetarëve.

“Qeveria ka për detyrë të ndalojë kontrabandën e celularëve dhe çdo celular që hyn duhet të paguajë taksat. Kodi IMEI është njëlloj si kodi i shasisë së makinave. Është njëlloj si të thuash që përmes shasisë qeveria kontrollon cili është shoferi. Rilindje dhe jo rrënim, barazi para ligjit dhe jo tjetër për të fortët e të dobëtit. Për llafe boshe Basha është vërtet i zoti. Mjafton të pyesni ata që e votuan për kryetar bashkie dhe do të kuptoni se përveç llafeve asgjë nuk panë në këto 3 vjet”, tha Harito. 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)