Një zjarr ka rënë në një banesë në rrugën ‘Niko Avrami’ në Tiranë. Zjarri ka rënë si pasojë e lënies së bombolës së gazit ndezur në banesën private të shtetasit E. K.
Raportohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento