Trajneri Thomas Tuchel do të shpallë sot skuadrën e Anglisë me 26 lojtarë për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka konfirmuar tashmë se nuk është përfshirë, ndërsa pritet që të mungojnë edhe Cole Palmer i Chelseat dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Phil Foden.
Veç tyre, edhe Trent Alexander-Arnold i Real Madridit pritet të lihet jashtë skuadrës, ndërsa Ivan Toney që luan për Al Ahli në Arabinë Saudite pritet të jetë në ekip.
Vetë Maguire ka bërë ditën e djeshme një reagim të ndjerë në kanalet e komunikimit, duke treguar se është i zhgënjyer.
"Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Jam shokuar dhe i shkatërruar nga vendimi. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë viteve. U uroj lojtarëve gjithë të mirat këtë verë", shkruan 33-vjeçari.
Anglia kërkon të fitojë Kupën e Botës për herë të dytë në historinë e saj dhe të parën që nga viti 1966. 'Tre Luanët' janë shortuar në Grupin L së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.
Lajmi kryesor:
Tuchel i befason të gjithë tek Anglia, lë jashtë Botërorit Palmer, Foden e Alexander-Arnold! 11 futbollistë s'kanë qenë në asnjë turne madhor
Komente




