Harry Potter, Robin ​Williams
u refuzua se ishte amerikan

Harry Potter, Robin ​Williams<br />u refuzua se ishte amerikan
Robin Williams dëshironte shumë të luante rolin e gjysmë-gjigantit Hagrid në filmat me Harry Potter, por u refuzua nga producentët për shkak të shtetësisë së tij.
 
Drejtorja e casting, Janet Hirshenson, ka konfirmuar se Williams ishte viktimë e rregullit “vetëm britanikë”, imponuar nga producentët e filmit. “Robin telefonoi sepse dëshironte vërtet të ishte në film”, tha ajo për Huffington Post.

Por rregullat thoshin se vetëm aktorë britanikë mund të merrnin pjesë. Pasi u refuzua Robin Williams, nuk kishte si të merrej njeri tjetër, kjo ishte e sigurt, nuk mund të ndodhte”.
 
Rolin e mori Robbie Coltrane, i cili thuhet se ishte zgjedhja e parë e JK Rowling për personazhin e Hagridit.
 
Williams ishte shprehur për dëshirën e parealizuar për pjesëmarrje në filmat me Harry Potter, duke deklaruar për New York Post më 2001: “Ka ndonjë rol që do të doja ta luaja, por ishte i ndaluar për aktorë amerikanë”.
 
Një nga aktorët më të famshëm komikë në botë, Robin Williams vdiq në gusht 2014.

Robbie Coltrane
(Robbie Coltrane në rolin e Rubeus Hagrid në serinë e filmave Harry Potter)

d.i./Shqiptarja.com





















 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'