Harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë në Kupën e Botës dhe hetimi disiplinor i FIFA-s, habit ministri serb: Hipokrizi, po me Krimenë dhe Donbasin?

Harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë në Kupën e Botës dhe hetimi disiplinor i FIFA-s, habit ministri serb: Hipokrizi, po me Krimenë dhe Donbasin?

Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë këtë të diel se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurë disiplinore ndaj kombëtares së Serbisë sepse ato janë organizata sportive, por ai e ka vlerësuar këtë veprim si hipokrit.

Në ndeshjen e Kupës së Botës mes Brazilit dhe Serbisë (2-0), kombëtarja ballkanase shpalosi në dhomat e zhveshjes flamurin me territorin e Kosovës të ngjyrosur me simbolet serbe.

Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku. Ai e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar në 26 nëntor se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar. FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë "gjestet, shenjat ose gjuhën fyese" dhe "përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive". FIFA nuk dha një afat kohor se kur do të merret vendimi, megjithëse Serbia do të luajë të hënën, më 28 nëntor kundër Kamerunit.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, duke iu referuar nisjes së procedurave disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë, tha se nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”.

“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk e ndëshkonin Ukrainën kur thoshte se ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është dallimi?”, pyeti Daçiç.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 28/11/2022 15:06

    E PRA ..JA QELLIMET E ARMIKUT...RAMA TE TERHIQET ME TERE TRADHETINE E EMRUAR BALLKAN I HAPUR -DUKE U PERULUR PER FALJE NGA SHQIPETARET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet