TIRANE- ALUIZNI do të rillogarisë faturën e ndërtimit që do të legalizohet duke u mbështetur në hartën e re të çmimit të tokave të Shqipërisë. Burimet kanë bërë të ditur se, rishikimi i vlerës do të jetë vetëm për ato subjekte që nuk e kanë kryer ende pagesën që u ishte përcaktuar më parë. Ndërkohë ekspertët tashmë do të zbatojnë përcaktimet e reja të vendosura me VKM-në e miratuar prej qeverisë.
/Shqiptarja.com











