TIRANE- Harta e re e çmimit të tokave do të zhbllokojë dhe pagesën e faturave për legalizimin e banesave informale. Në shumë zona, sidomos në ato të thella, apo në qytetet ku është vënë re largimi i banorëve, çmimi që parashikohet në legalizim e ndërtimeve informale është më i lartë nga ai që parashikon tregu real. Ndaj dhe vendosja e një metodologjie të re, dhe harte të çmimeve e rifreskuar me të dhënat e fundit do të stimulojë dhe pagesën e faturave të kërkuara.