Berisha: Harta e re gjyqësore kapaku qe i vihet arkivolit të sistemit të drejtësisë

Berisha: Harta e re gjyqësore kapaku qe i vihet arkivolit të sistemit të drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një tryezë për sfidat e drejtësisë, ka deklaruar se krijimi i hartës së re gjyqësore është bërë me qëllim kontrollin e vendimeve gjyqësore nga kryeministri Edi Rama. Për Berishën, kjo është një strategji e Ramës për të përzënë shqiptarët nga vendi, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“Harta e re vjen në kundërshtim me kushtetutën, konventën europiane, është  “kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma në Drejtësi sistemin e Drejtësisë. Shqipëria kaloi në një proces unik në planetin tokë, asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues. Edhe pushtuesit kur ndërmarrin pushtime ka konventa ku fusha të caktuara janë të detyruara të t’i zbatojnë, vetting top down. Qëllimi i hartës, për të përqendruar vendimin. Ka një Satrap në gjykatën e lartë, ai është Sokol Sadushi. Pas kësaj, do ta coj në Apel në dorën e gruas së Sadushit, Edlira Petro, Apeli është nën sundimin e çiftit e Sadushit. Synon spastrimin etnik të këtij vendi”, tha Berisha.

Ai ka vlerësuar bojkotin e avokatëve, duke i inkurajuar që të vazhdojnë edhe më tej.

Ndaj dhe duke shprehur vlerësimin tim më të madh për reagimin tuaj, ju garantoj për mbështetje të plotë të Partisë Demokratike dhe ju ftoj të vazhdoni këtë betejë gjer në rikthimin dhe rivendosjen e parimeve të shëndosha në këtë sistem, tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar, e prerë në mes dhe që nuk funksionon”, përfundoi Berisha.

Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ. 

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 20/06/2022 19:20

    Riciklimi i kastes vjeter do te jete fundi i hidhur per prosperitetin e popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja