KLGJ, gati Hartën e re Gjyqësore, Shqipëria me 1 Apel, 13 gjykata të shkallës së parë dhe 2 Administrative! Qytetet që mbeten pa gjykatë

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

KLGJ vendos riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, si më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

KLGJ ka vendosur gjithashtu riorganizimin e gjykatave të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, nga gjashtë gjykata apeli, në një Gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm, që organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me seli në qytetin Tiranë.

Riorganizimin e gjykatave administrative të shkallës së parë, nga gjashtë gjykata administrative në dy gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Korçë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnje, me seli në qytetin Lushnje dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jordan: 29/06/2022 16:45

    Duke pare vjedhjet me ane te gjykates qe i behen qyetareve neper rrethe, konkretisht me pronat, e shoh jo te nevojshme por te domosdoshme qe jo vetem gjykatat e apelit te shkrihen por dhe ato te shkalles se pare. Nuk ka c duhet nje gjykate e shkalles se pare qe eshte ne sherbim te gazetarise dhe ajduteve, nuk na duhen me gjykata ku me shum moral kan shtepit publike. Avokatet ne kete mes thjesht jane vegel e gjyqtarve, te cilet nen ze e pranojne kete gje.

    Përgjigju
  • Boni vl: 13/06/2022 17:27

    Reforme e cila behet per te vetmin qellim ta lodhin sa me shum e ta merzitin sa me shum kete popull qe te lene gjithcka e te ikin nga ky vend. Gjynah i madh po ketij populli mir ti behet e kan degjeneruar dhe po e perdhunojn dita dites dhe prap nuk cohet po qesh gjith diten me estraden e Edi Drames

    Përgjigju
  • Liri: 11/06/2022 13:43

    Propozoj te ndrojme emrin e shtetit nga Shqiperi ne Tirane. Mjafton nje qytet i madh me gjykata , institucione, admninistrate , dhe lloj lloj aktivitete ne sherbim te parise se qytetit me fusha dhe male perreth, te boshatisura nga politika mjerane qe mendon vetem per interesin e vogel te dites te disa ofiqareve qe as vete nuk e dine cfare pune bejne por qe dine mire si te mbledhin sa me shume per xhepin e tyre dhe me pas te zhduken ne ndonje vend perendimore . Mjere Shqiperia ne duart e kuj ka rene. Mjere drejtesia qe kure nuk do beje drejtesi me keto politika.

    Përgjigju
  • Kastrati Karburant: 11/06/2022 08:58

    Kastrati eshte i vetmi i fituar me gjithe ato tonellata nafte qe do harxhohen ne xhirot lart e poshte shqiperise. Asnje gje nuk eshte jo e qellimshme por e menduar shume holle. Si gjithmone konsumatori do e haje deri ne palce se deri ne kocke i ka vajt me kohe.

    Përgjigju
    • Avni: 11/06/2022 10:02

      Cfare konsumatori thua. Nuk jane gjykatat supermarkete lagje ku vete cdo dite. Do kene me pak pune avokatet, noteret e sekseret e rretheve kaq eshte e gjitha. Jane pikerisht keta te fundit qe e kundershtojne.

  • Dashi: 11/06/2022 08:44

    Reforme e suksesshme nga Ulsiu dhe rilindja qe na kthen 20 vjet pas.

    Përgjigju
  • Genti: 11/06/2022 08:23

    Propozoj qe Shqiperia te kete vetem nje qytet Tiranen. Pjesa tjeter te behen fshatra. Pa institucione, pa administrate, pa gjykate, fati i cdo Qyteti ne Shqiperi eshte per tu transformuar ne fshat.

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2022 03:08

    Shqipot do ju mbeten parate rrugeve vajtje-ardhje,per te mos folur per kohen e humbur.Imagjinoni tani sikur te ndodhe sic ndodh shpesh, nje anetar i trupit gjykues nuk paraqitet per nje arsye,p.sh.shendetesore dhe si rrjedhim seanca shtyhet.Po i leverdis financiarisht,per te mos folur per te tjerat qytetarit te thjeshte qe udheton nga larg nje shtyerje e tille?! Harta e re gjyqesore eshte nje gabim qe do t'i dale tymi shume shpejt.

    Përgjigju
    • Baci: 12/06/2022 19:56

      Eshte nje tallje me Hallet e problemet e popullit shqiptar kallzimet penale Kane nga nje. vite e tre vjet ne prokurorine e sarandes dhe nuk eshte thirur per pergjegjesine e krimit qe Ka mbytur kete popull PSE largohen nga nga zbulimi dhe goditjen e krimit po' tallen me kete popull mjere ne CFARE dore kriminelesh Ka rene

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë