Harta e re, PDIU dënon deklaratën
e Athinës: Arrogancë që s'na tremb!

Harta e re, PDIU dënon deklaratën<br />e Athinës: Arrogancë që s'na tremb!
TIRANE - PDIU kareaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke sa ipërket ndarjes territorialale. Në një deklaratë të  kësaj partie  theksohet se Athina zyrtare po ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit  të Jashtëm Ditmir Bushati.
 
“Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit. Presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet.  Z.Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keq përfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.
 
Sipas partisë çame Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore.

Një ditë më parë Athina zyrtare ka bërë publik shqetësimin për reformën territoriale, shqetësim që Ministria e Jashtme greke zbulon se ia ka përcjellë autoriteteve shqiptare që prej datës 10 qershor, kur më shumë se një muaj më parë, sipas saj, ka nisur letërkëmbimi mes dy krerëve të Ministrive të Jashtme, asaj greke dhe asaj shqiptare për këtë çështje.

Komunikimi mes dy ministrive ka kulmuar me telefonatën që Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos i ka bërë homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati, pikërisht në ditën kur drafti përfundimtar i reformës territoriale ka marrë miratimin nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale.  

Sipas komunikatës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, në bisedën telefonike që patën dy zyrtarët e lartë, Venizelos ka theksuar se çështja e ndarjes territoriale në Shqipëri dhe reagimet e
komunitetit grek përbëjnë një çështje delikate dhe tepër të ndjeshme për Athinën zyrtare.


Deklarata e plotë e PDIU-së

Deklarata e djeshme e Ministrisë së Jashtme të Greqisë ishte një ndërhyrje e papranueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit tonë të Jashtëm, z. Ditmir Bushati. Sot, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit. Presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet. Z. Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keqpërfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton. Deri më tani, për shkak të madhështisë së kombit shqiptar, ne kemi pranuar krijimin e tri bashki artificiale me shumicë shtetas shqiptar të pakicave etnike. Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore. Këtë shembull negativ ne e refuzojmë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore