Harta e zonave që kultivojnë
lëndë narkotike, kryeson Lazarati

Harta e zonave që kultivojnë<br />lëndë narkotike, kryeson Lazarati
TIRANE- Harta e zonave që kultivojnë lëndë narkotike është e shtrirë nga jugu në veri. Gjirokastra, në veçanti Lazarati, mban vendin e parë në hartën e Shqipërisë për kultivimin masiv te kanabisit por dhe rezistencë ndaj ligjit e strukturave të policisë. Krahas Gjirokastrës, Berati, Skrapari, Përmeti, Vlora, Tirana, Burreli e Shkodra janë zonat e identifikuar nga policia për prodhimin e hashashit.
 
Shumë hashash, kultivuar në Shqipëri, shumë heroinë e kokainë. Mjaft të arrestuar, por që rastet vazhdojnë akoma të shtohen çdo ditë e më tepër.

Ditën e djeshme një 52-vjecare është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike. Policia pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Xhevrije Shabanaj nga fshati Ngjeqar ka sekuestruar 200 rrënjë kanabis sattiva. 52-vjeçarja është arrestuar menjëherë, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryeplaku i fshtatit Ngjeqar, për moskallëzim të krimit.

Shqipëria vazhdon të përfshihet në hartën e zezë të trafikut të lëndëve narkotike, si prodhues dhe si vend transit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjirokastra, në veçanti Lazarati, mban vendin e parë në hartën e Shqipërisë për kultivimin masiv të kanabisit por dhe rezistencë ndaj ligjit e strukturave të policisë. Por, harta e zonave që kultivojnë lendë narkotike është e shtrirë nga jugu në veri. Krahas Gjirokastrës, Berati, Skrapari, Përmeti, Vlora, Tirana, Burreli e Shkodra, janë zonat e identifikuar nga policia për prodhimin e hashashit.

Zonat më shumë problematike vazhdojnë të mbeten zonat si Shkodra, Kruja, Fushë-Kruja, Vlora dhe Saranda, që kanë një terren të përshtatshëm për kultivim. Vatrat kryesore të kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë shpërndahen në qytete të ndryshme për konsum të brendshëm, por shumica eksportohet nga trafikantët në të gjitha anët e kufirit, veçanërisht drejt Greqisë e Italisë.

Në raportin për trafikun ndërkombëtar të drogës për vitin 2012, vendi ynë vazhdon të renditet si vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë. Në raportin e fundit, të publikuar para tre muajsh DASH vlerëson, se autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm luftën kundër drogës, duke arrestuar shumë persona dhe sekuestruar sasi të mëdha droge në krahasim me vitin e kaluar, “si rezultat i trajnimit të mirë të trajnimeve dhe teknikave policore”.

Por, sipas raportit, Shqipëria është gjithashtu edhe një vendburim për kanabisin, i cili trafikohet në vendet e BE-së. “Ka pasur rritje drastike në konfiskimin e marijuanës, 175 për qind rritje në krahasim me vitin 2011, çka nënkupton dhe një rritje të prodhimit në vend të kanabisit, pas një trendi në rënie të 2 viteve më përpara”, thuhet në raportin për vitin 2012.

“Provat tregojnë, se rrjetet e trafikut mund të kenë përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore”, nënvizohet në raport. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit thekson, se me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme të forta, apo atyre sintetike.

Harta e shpërndarjes së kultivimit të Canabis Sativa me logo
(Në foto: Harta e shpërndarjes së kultivimit të Canabis Sativa)

Harta e Shqipërisë, ku me shigjeta në kufirin lindor të saj, tregohen doganat nga hyjnë drogat e forta, si heroina e kokaina; Morina në Kukës, pasi vjen edhe nga Kosova,
Kapshtica e Kakavija, duke qenë se heroina e kokaina vijnë dhe nga vendet tjera të Lindjes, apo ato arabe.
 
Shigjetat në kufirin perëndimor, tregojnë portet e Vlorës e Durrësit, si dhe pikat kufitare Hani i Hotit e Muriqan, nga të cilat drogat e “importuara” nga Lindja trafi kohen drejt Perëndimit
 
Me gjethe hashashi, ilustrohen vatrat kryesore të kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilës shpërndahet në qytete të ndryshme për konsum të brendshëm, por shumica eksportohet nga traffikantët në të gjitha anët e kuffirit, veçanarisht drejt Greqisë e Italisë.



Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'