Harta gjyqësore, deputeti Piroli: Ftoj qytetarët t'i bashkohen protestave të avokatëve

Harta gjyqësore, deputeti Piroli: Ftoj qytetarët t'i bashkohen protestave të avokatëve

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila drejtohet nga Maksim Haxhia, nuk kishte një qëndrim lidhur me vijimin e seancave gjyqësore, por avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër do të vijojnë bojkotin edhe përgjatë kësaj jave. Për këtë arsye, Dhoma e Avokatisë Lezhë ka ftuar qytetarët që t’i mbështesin në një protestë qytetare për tre ditë me radhë.

Bojkoti i avokatëve të Lezhës është mbështetur dhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat e avokatëve që do të zhvillohen në 21 qershor në Lezhë dhe në 22 qershor në Kurbin.

"Dhoma e Avokatisë Lezhë ka vendosur të bojkotojë sallat e gjyqit deri me 24 qershor. Harta e re gjyqësore disfavorizon në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin që të marrë drejtësi dhe shërbim po ashtu edhe profesionin e avokatit, e kryesisht avokatët e Dhomës së Avokatisë Lezhë të cilët ofrojnë shërbime në 2 gjykata që do të shkrihen, atë të Kurbinit e të Krujës. Bojkoti do të sjellë pasoja në funksionimin e shtetit të së drejtës.Ju ftoj të bashkoheni me protestat e avokatëve me 21 qershor 2022 në Lezhë, me 22 qershor 2022 në Kurbin dhe me 23 qershor 2022 në Krujë. Kurbini dhe Kruja meritojnë të kenë gjykatat e tyre aty ku i kanë.  Jepini Kurbinit dhe Krujës atë që i takon Kurbinit e Krujës", shkruan deputeti Piroli në Facebook.

 

 


Lajmi kryesor:

Harta gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojë bojkotin gjatë javës së ardhshme, thirrja për protestë në 3 qytete


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion