Harta gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojë bojkotin gjatë javës së ardhshme, thirrja për protestë në 3 qytete

Harta gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojë bojkotin gjatë javës së ardhshme, thirrja për protestë në 3 qytete

Foto ilustruese

Bojkoti 4 ditor i Dhomës së Avokatisë përfundoi pa asnjë reagim nga KLGJ apo Ministria e Drejtësisë, pavarësisht kërkesës së avokatëve që të shqyrtohej sërish harta e re gjyqësore.

 Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila drejtohet nga Maksim Haxhia, nuk kishte një qëndrim për vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore, por avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër do të vijojnë bojkotin edhe përgjatë kësaj jave. Për këtë arsye, Dhoma e Avokatisë Lezhë ka ftuar qytetarët që t’i mbështesin në një protestë qytetare për tre ditë me radhë.

“Ditёn e marte 21 Qershor 2022 nё qytetin e Lezhёs, ditёn e merkure 22 Qershor 2022 nё qytetin e Laçit, ditёn e enjte 23 Qershor 2022 nё qytetin e Krujës”.

Gjithashtu ka marrë vendim që të vijojë bojkotin edhe javën e ardhshme (20-24 qershor) e të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative nё tё tre Gjykatat e Rretheve Gjyqёsore qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Vetëm seancat për masë sigurie do të bojkotohen për 2 ditë (21 dhe 22 qershor) nё tё tre Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Gjithashtu kanë vendosur edhe revokimin e listave të gatishmërisë së Avokatëve për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Kurbin dhe Krujë deri në një vendimmarrje tjetër. Në njoftim thuhet se do të bojkotojnë të gjitha përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë. Nga vendimi për bojkot përjashtohen vetëm proceset me objekt “Sigurim Padie”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Dhoma e Avokatisë Gjirokastër, të cilët po ashtu kanë deklaruar se do të vijojnë bojkotin edhe javën e ardhshme.

Sipas përfaqësuesit Bernard Aliko, vendimi i sotëm i bashkohet atyre të Dhomave të Avokatisë së Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Korcës, të cilat kanë vendosur që avokatët të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore të paralajmëruara për javën që vjen, si një masë që ndërmerret për të kundërshtuar riorganizimin e hartës së re gjyqësore.

Brenda javës që vjen do të vendoset nëse do të bojkotohen dhe seancat ku jepen masat e sigurisë, të cilat deri më sot kanë qenë nën prezencën e avokatëve mbrojtës të klientëve të tyre.

Kujtojmë se harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë  vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
Harta gjyqësore, deputeti Piroli: Ftoj qytetarët t'i bashkohen protestave të avokatëve

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila drejtohet nga Maksim Haxhia, nuk kishte një qëndrim lidhur me vijimin e seancave gjyqësore, por avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër do të vijojnë bojkotin edhe përgjatë kësaj jave. Për këtë arsye, Dhoma e Avokatisë Lezhë ka ftuar qytetarët që t’i mbështesin në një protestë qytetare për tre ditë me radhë.

Bojkoti i avokatëve të Lezhës është mbështetur dhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat e avokatëve që do të zhvillohen në 21 qershor në Lezhë dhe në 22 qershor në Kurbin.

"Dhoma e Avokatisë Lezhë ka vendosur të bojkotojë sallat e gjyqit deri me 24 qershor. Harta e re gjyqësore disfavorizon në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin që të marrë drejtësi dhe shërbim po ashtu edhe profesionin e avokatit, e kryesisht avokatët e Dhomës së Avokatisë Lezhë të cilët ofrojnë shërbime në 2 gjykata që do të shkrihen, atë të Kurbinit e të Krujës. Bojkoti do të sjellë pasoja në funksionimin e shtetit të së drejtës.Ju ftoj të bashkoheni me protestat e avokatëve me 21 qershor 2022 në Lezhë, me 22 qershor 2022 në Kurbin dhe me 23 qershor 2022 në Krujë. Kurbini dhe Kruja meritojnë të kenë gjykatat e tyre aty ku i kanë.  Jepini Kurbinit dhe Krujës atë që i takon Kurbinit e Krujës", shkruan deputeti Piroli në Facebook.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë