Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se harta e re gjyqësore ka dështuar dhe nuk ka zgjidhur nevojën e qytetarëve për të marrë drejtësi.

Xhixho shtoi në konferencën për shtyp nga selia e PL-së, se nuk janë shqyrtuar një numër i madh dosjesh për çështje që datojnë nga viti 2016.

Deputetja e PL-së e mbyll duke thënë se duhet një diskutim i gjerë profesional dhe publik në mënyrë që të merren vendimet e duhura.

‘Sot, 78% e çështjeve gjyqësore janë përtej afatit të procesit të rregullt ligjor, ndërsa për të shqyrtuar një dosje, duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të kësaj reforme.

Aktualisht, janë rreth 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016.

 ..Minimumi rreth 12 vite për një proces që kalon në të tre shkallët e gjyqësorit.

  Pjesa më e madhe e proceseve të vonuara me vite të tëra janë çështje civile.

…. shumë pensionistë ikin nga kjo botë pa gëzuar të drejtën që u takon me ligj.

 Duhet domosdoshmërisht, një diskutim i gjerë profesional, dhe publik, në mënyrë që të merren vendimet e duhura, dhe të shpejta, duke pranuar pa paragjykim, problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë emergjente’, tha ndër të tjera zëvëndëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.