Harta e krimeve seksuale/ 5 qytetet më të rrezikshme në Shqipëri, 20% e përdhunuesve u liruan me kusht në 2019-ën

Harta e krimeve seksuale/ 5 qytetet më të rrezikshme në Shqipëri, 20% e përdhunuesve u liruan me kusht në 2019-ën

Foto ilustruese

Abuzimi seksual me të mitur, pra me vajza që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç, si dhe ngacmimi seksual, zënë me shumë se 60 % të të gjitha krimeve seksuale në Shqipëri, gjatë vitit 2019. Krahas dyfishimit të të pandehurave për krime seksuale, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, zbulohet edhe harta e qyteteve ku kanë ndodhur abuzimet seksuale me adoleshentë dhe para-adoleshentë. Tirana, edhe për shkak të numrit të madh të popullsisë, renditet në krye në listës së kuqe për numrin e abuzimit seksual me të mitur, konkretisht me 21 %. Pas Tiranës renditen Durrësi dhe Korça me 18 %, ndërsa më pas vjen Elbasani. E fundit është Vlora, ku gjatë vitit 2019, janë regjistruar vetëm dy procedime penale për abuzim seksual me të mitur.

Në Berat, Dibër, Kavajë, Kukës, Kurbin dhe Sarandë është regjistruar nga 1 procedim penal për abuzim seksual me të mitur, ndërsa në qytetet e tjera të Shqipërisë nuk është regjistruar asnjë rast.

Edhe sa i takon veprës penale të ngacmimit seksual, Tirana qëndron në krye të listës me 35 % e totalit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër, e ndjekur nga Durrësi, Vlora, Elbasani. Berati, Fieri, Korça, Saranda dhe Shkodra. Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë, 20 % të personave të shpallur fajtor nga gjykata për krime seksuale gjatë vitit 2019, janë liruar nga burgu me kusht. Por, sipas prokurorisë, ky bilanc është pozitiv krahasuar me vitin 2018, ku burgut i kanë shpëtuar 34 % të personave të shpallur fajtorë për një nga krimet seksuale.

Ndërkaq, një pjesë e të dënuarve janë përsëritës në kryerjen e krimeve seksuale, ky kryesisht viktima janë vajzat e mitura, siç ishte edhe rasti i rëndë i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Tiranë

Për rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë, i kërkoi prokurorisë që gjatë vitit 2019, dënim maksimal dhe më burg të të akuzuarve më krime seksuale në Shqipëri. Megjithatë, vendimi nëse i akuzuari duhet ta vuajë dënimin në burg apo t’i jepet një dënim alternativ, përpos propozimit të prokurorit, është në kompetencë të gjykatësit. Vitet e fundit janë rritur ngjeshëm procedimet për krimet seksuale, konkretisht me rreth 11 % në 2018 dhe me 40 % në 2019, ndërsa numri i të pandehurve në gjykatë është dyfishuar për vitin 2019.

Renditja e qyteteve sipas krimeve seksuale:

Tirana

Durrësi

Korça

Elbasani

Vlora

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 09/06/2020 08:08

    Perdhunimi eshte krim i rende si vrasja .Po nje pyetje kam per keta gjykates qe denojne minimalisht ose u lene te lure oerdhunuesit ,si do ndjeheshin po te perdhunoheshin vet ata ose femijte e tyre ?Mos po cojme shoqerine drejt vendosjes se drejtesise nepermjet hakmarrjes personale .Kush eshte ai prind ,qe do duronte qe perdhunuesi i femijes se tij ti dilte perpara ? Kjo drejtesi eshte kriminale dhe antinjerzore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur