Harta, rrugët e trafikut të drogës 
nga Shqipëria drejt vendeve të BE

Harta, rrugët e trafikut të drogës <br />nga Shqipëria drejt vendeve të BE
TIRANE- Rritja e goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, ka bërë edhe që të zgjerohen rrugët e trafikut. Edhe pse lënda narkotike mbillet në zona të ndryshme, rrugët e trafikut janë kryesisht ato në drejtim të Greqisë, Italisë, apo dhe kohët e fundit Malit të Zi, një korridor trafiku që është rritur shumë. Të gjitha rrugët kanë të njëjtin destinacion: Të mbërrijnë në vende të Bashkimit Europian, ku edhe çmimi i shitjes është më i lartë se në vendet pranë nesh. Vetëm gjatë muajit prill, Policia e Shtetit në rrethe të ndryshme ka organizuar 22 operacione antidrogë. Të njëjta burime thanë se, vetëm gjatë këtij muaji janë sekuestruar 5 mijë e 177 kg kanabis sativa. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2.6 kilogramë heroinë.

RRUGËT E TRAFIKUT
Edhe pse, Lazarati është zona më e njohur e mbjelljes së kanabis sativas, rrugët e trafikut shkojnë larg këtij fshati. Policia e Shtetit bën të ditur se, trafiku zhvillohet me vendet fqinje, Greqinë, Italianë dhe Malin e Zi. Ndërkaq nuk ka asnjë rast të trafikut të drogës nga aeroporti i Rinasit. Droga që trafikohet nuk merret e gjitha në Lazarat, por edhe në zona të tjera, si të Krujës, apo edhe të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Kryesisht lënda narkotike që kapet në kufirin me Greqinë, apo që niset me anije nga Porti i Vlorës ka origjinën nga Lazarati.

Por nuk përjashtohet që të merret edhe nga zona e Lumit të Vlorës, një krahinë e njohur për mbjelljen e kanabis sativas. Trafiku drejt Italisë, veç Vlorës bëhet edhe nga porti i Durrësit, ku janë kapur sasi të mëdha droge. Gjatë operacionit “Divani”, policia sekuestroi 2.3 tonë kanabis dhe u vunë në pranga 4 persona. Rruga tjetër është ajo e trafikut nga dogana e Muriqanit në Shkodër drejt Malit të Zi e pastaj në BE.
 
harta trafiku droge me logo

RRITET GODITJA

Shifrat në rritje të lëndës narkotike të kapur nga policia, kanë ardhur si pasojë e një pune më efikase të uniformave blu ndaj këtij fenomenti. Sipas zv/ministres Elona Gjebrea: “Gjatë muajit prill 2014 u arrit të kapej 357% më shumë drogë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë”.

droge te dhena te dhena droga

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS