TIRANE- Skema e hartimit të projektligjeve do të ndryshojë krejtësisht. Këto akte nuk do të vijnë me nga ministritë por nga një grup pune i posaçëm për t’i hartuar ato, duke sjellë projektligje më cilësore. Draftet e punuara nga juristë e specialistë të fushës do t’i kalojnë më pas ministrisë së linjës, kjo e fundit do t’i kalojë draftet Qeverisë, dhe më pas Ekzekutivi do t’ia përcjellë Kuvendit për shqyrtim.
Këtë e ka lajmëruar ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, e cila ishte pjesëmarrëse në nën/komisionin “Për të Drejtat e Njeriut” ku u diskutua dokumenti politik i bashkëpunimit mes shtetit dhe shoqërisë civile, kur kjo e fundit do të kontribuojë jo vetëm duke dhënë mendimin për projektligjet e reja që do të vijnë, por edhe të përçojë të tek Kuvendi dhe qeveria shqetësimet e qytetarëve.
Zv.ministri i Integrimit Gentian Elezaj tha se tashmë është domosdoshmëri përfshirja e shoqërisë civile ndërsa tha se po punohet për ngritjen e një Këshilli Kombëtar të Shoqërisë Civile.
Dokumenti politik i bashkëpunimit midis shtetit dhe shoqërisë civile do të forcojë demokracinë nëpërmjet pjesëmarrjes më të madhe të shtetasve. Rrit përkujdesin që ekonomia e tregut të mos diktojë një shoqëri tregu por të sigurojë një kohezion më të madh social.
PDF - Dokumenti politik i bashkëpunimit mes shtetit dhe shoqërisë civile (Karta e Shoqërisë Civile)
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO