TIRANE- Për hartimin e strategjisë kombëtare të sigurisë duhet të vendosen fillimisht prioritetet. Këtë e ka shprehur eksperti amerikan Robin Sakoda në Komisionin për Politikën e Jashtme. Sakoda, i cili ka qenë i përfshirë ngushtë me hartimin e Analizës së Mbrojtjes Strategjike me Kuvendin e mëparshëm, ndodhet në Tiranë për një vizitë punë.
Eksperti amerikan do të japë asistencë në hartimin e strategjisë kombëtare të sigurisë.
Gjatë fjalës së tij në Komisionin, eksperti Sakoda tha se duhet të evidentohen problemet dhe mjetet e mbrojtjes e më pas të vijohet me hapat për hartimin e strategjisë.
“Duhet të shikojmë dhe evidentojmë problemet, dhe të evidentojmë cilat janë mjetet e mbrojtjes. Fuqia e Shqipërisë është mjaft e vlefshme edhe pse e kufizuar. Ju jeni aleat i SHBA, dhe na intereson një strategji e mire sigurie. Kjo do jetë e vështirë, sepse të gjithë kanë mendimet e tyre. Por do doja që të gjithë të mendonin dhe vepronin për të mirën e interesit kombëtar. Ekspertë shqiptarë kanë arritur shumë gjatë muajve të fundit, në hartimin e kësaj strategjie. Moshartimi i strategjisë nuk mund të quhet dështim, por do punë të vështirë, prandaj nuk është bërë. Çdo shtet ka fuqinë e tij, dhe do të thotë se ministritë duhet të punojnë më shumë”, tha Sakoda.
Eksperti amerikan Robin Sakoda, do të jetë në vendin tonë në datat 15-19 prill, dhe do të ketë takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe institucione të tjera që janë të përfshira në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com