Për herë të parë parashikohet të ndërtohet në Shqipëri një segment rrugor, ku shpejtësia e lejuar e automjeteve të arrijë 140 kilometra në orë. Superstrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet dhe shpejtësia e lejuar në të mund të rritet nga një minimum prej 90 kilometrash në orë, që është shifra më e lartë e lejuar aktualisht, në një maksimum prej 140 kilometrash në orë, natyrisht, në rast se për një gjë të tillë amendohet Kodi Rrugor.